Page 102 - Demo
P. 102


                                    Nxënësi/ja:INjë tabelë në bazën e të dhënave mban të dhëna për një njësi/entitet të vetëm. Çdo njësi/entitet ka një çelës primar për t’iu referuar atij në mënyrë unike. Kjo do të thotë se një njësi/entitet mund të referohet në një tabelë tjetër pa pasur nevojë që të thërrasim të gjitha detajet rreth kësaj njësie/entiteti. Të dhënat mund të shtohen në formën e regjistrimeve. Bazat e të dhënave relacionale ruan të dhënat në një mënyrë shumë të qartë dhe të organizuar nëpërmjet shumë tabelave. Lidhje të quajtur marrëdhënie krijohen midis tabelave për të ndarë të dhëna ndërmjet tyre. Kjo lidhje midis tabelave krijohet me anë të çelësit primar dhe sekondar.Çelësi primar identifikon në mënyrë unike çdo rekord në një tabelë të bazës së të dhënave. Çdo tabelë duhet të ketë një çelës primar. Lidhja në mes tabelave bëhet përmes fushave të tabelave. Celësi sekondar në një tabelë lidhet me celësin primar në tabelën tjetër. Në një bazë të dhënash relacionale, secili grup i entiteteve modelohet nga një tabelë. Si shembull merrni në shqyrtim tabelën e LIBRIT nga mësimi 3 dhe vini re sa vijon: • Rreshti i parë i tabelës është skema e tabelës për klasën e entiteteve të Librit. • Secila nga rreshtat e tjerë të tabelës zbaton një entitet librash. • Grupi i të gjithë rreshtave të tabelës, përveç rreshtit të parë, paraqet vet entitetin.Relacionet në bazën e të dhënave  demostron krijimin e lidhjeve në mes të tabelave të ndryshme.  kupton konceptin e relacionit në mes të tabelave në bazën e të dhënaveKrijimi i disa tabelave në bazën e të dhënave relacionale nuk ka kuptim pa vendosur lidhjen apo relacionin në mes tyre. Analizoni tabelat nga mësimi 3 (LIBËR, AUTORI dhe SHTËPI BOTUESE) si dhe mendoni si do të mund të lidheshin këto tabela në mes tyre. Diskutoni lidhjet e tabelave me shokun/shoqen.Aktivitet:TABELA 1-2. LIBRATISBN Titulli Çmimi1-1111-1111-1 C++ $29.95 0-99-999999-9 Emma $20.00 0-91-335678-7 Faerie Queene $15.00 0-91-045678-5 Hamleti $20.00 0-103-45678-9 Iliada $25.00 0-12-345678-9 Jane Eyre $49.00 0-99-775677-7 King Lear $49.00 0-555-55555-9 Makbeth $12.00 0-11-345678-9 Moby-Dick $49.00 0-12-333433-3 On Liberty $25.00 0-55-123456-9 Main Street $22.95 0-55-123456-9 Main Street $22.95 1-22-233700-2 Visual Basic $25.00 Nëse do të modelojmë një bazë të dhënash si një koleksion të grupeve të entiteteve (tabelave), atëherë ne, gjithashtu, duhet të përshkruajmë marrëdhëniet midis këtyre grupeve të entiteteve. Për shembull ekziston një relacion midis një libri dhe autorit që e shkroi atë libër. Kështu “Hamleti” është shkruar nga Shekspiri. Për të ilustruar modelin e bazës së të dhënave mund të vizatohet një diagram, që paraqet relacionet në mes të tabelave. Figura 1 paraqet diagramin e relacionit të tabelave të bazës së të dhënave.Tabela 1 Librat7.7100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106