Page 103 - Demo
P. 103


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVEEkzistojnë disa tipe të relacioneve, si:• Një me Një (1 - 1)• Një me Shumë (1 - ∞)• Shumë me Shumë (∞ - ∞)Marrëdhënia një në një do të thotë që një njësi/entitet mund të jetë prezent në vetëm një instancë të njësisë/entiteti tjetër. Për shembull nëse kemi njësitë/entitetet person dhe adresë dhe lidhje midis tyre është një-në-në do të thotë se: një person ka një adresë.Një marrëdhënie një në shumë ekziston kur një njësi/entitet mund të shfaqet në shumë instanca të një njësie/entiteti tjetër. Marrëdhënia një-në-shumë është marrëdhënia më e përdorur në bazat e të dhënave që janë implementuara në mënyrën e duhur. Për shembull nëse kemi njësitë/entitetet kinema dhe klientë atëherë lidhja midis tyre do të jetë një-nëshumë: një kinema ka shumë klientë.Një marrëdhënie shumë në shumë ekziston kur shumë instanca të një njësi/entitet mund të shfaqet në shumë instanca të një njësie/entiteti tjetër. Për shembull nëse kemi njësitë/entitetet lëndë dhe nxënës atëherë lidhja midis tyre do të jetë shumë-në-shumë: shumë lënde mund të ndiqen nga shumë nxënës.Relacionet në mes të tabelave paraqiten në formë figurative me 1 ose me ∞. Kështu, bazuar në figurën 1, relacionet në mes të tabelave Autorët (Authors) dhe Kontribuesit (Contributors)është Një me Një, kurse Librat (Books) dhe Shtëpia Botuese (Publishers) janë të lidhura Një me Shumë. Shumë me Shumë janë të lidhura tabelat Librat (Books) dhe Autorët (Authors).Kufizimet janë rregulla të vendosura në një fushë ose kolonë për të siguruar që të dhënat që konsiderohen të pavlefshme mos të insertohen në tabelë. Për shembull, nëse duhet të insertohet mosha e një personi, atëherë vlera që futet në tabelë duhet të jenë një numër pozitiv - një person nuk mund të ketë një moshë negative.Fig. 1 Diagramin e relacionit të tabelave të bazës së të dhënave.ISBN Çmimi IDAutori TelAutoriTitulliIDPublikuesitEmailPublikuesitTelPublikuesit IDKontribuesit TelKontribuesitEmailKontribuesitEmriAutoritLibratPublikuesit KontribuesitShkruarnga AutoriPublikuarnga është1 11101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107