Page 104 - Demo
P. 104
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Vendosja e relacioneve në MS AccessPër të vendosur relacionet e tabelave nga Figura 1, është me rëndësi që të krijojmë këto tabela në programin Ms Access. Për të vendosur relacionet në mes tabelave nga menuja e Database Tools, përzgjedhim Relationships dhe na hapet dritarja e mëposhtme (fig. 2).1. Çfarë kuptoni me marrëdhënie midis tabelave ten je baze te dhenash?2. Cili është roli i celesit primar dhe sekondar ne nje baze te dhenash relacionale?3. Sa tipa marrëdhëniesh mund të kemi midis dy tabelave të një baze të dhënash relacionale?Për të vendosur marrëdhënien midis Botuesve dhe Librave, vendosni treguesin e mouseit mbi emrin e atributit ID e Botuesit në skemën e tabelave të Botuesve, mbani të shtypur butonin e majtë të mouse-it dhe tërhiqni emrin tek emri i atributit ID e Botuesit në skemën e tabelës së Librave. Duhet të keni një dritare të ngjashme me figurën e mëposhtme (fig. 3).Tani kontrolloni kutinë e Enforce Referential Integrity dhe klikoni butonin Create (fig.4). E njëjta gjë duhet të përsëritet për të gjitha tabelat, duke vendosur lidhjet në mes të tabelave sipas diagramit të relacioneve.Diagrami final duket si në (fig. 5):1∞∞∞1 1Fig. 2Fig. 3Fig. 4Fig. 5102

