Page 105 - Demo
P. 105


                                    Nxënësi/ja:2.1 INdarja e tabelave filloi nga një tabelë flat. Nga kjo tabelë krijuam disa syresh duke pasur parasysh se të dhënat përsëriteshin më shumë se një herë. Pse duhet minimizuar përsëritja e të dhënave? Për të vetmen arsye që eliminimi sa më i madh i përsëritjes së të dhënave ndikon në ruajtjen e hapësirës dhe sot hapësira në disk ose ne Cloud, është e kushtueshme me para dhe me kohë në gjenerimin e të dhënave.Normalizimi, sipas përkufizimit, është procesi i organizimit të të dhënave në mënyrë që të reduktohet redundanca, duke ndarë një bazë të dhënash në dy ose më shumë tabela dhe pastaj duke përcaktuar relacionet e tabelave. Qëllimi i këtij procesi është izolimi i të dhënave në mënyrë që insertimet (futjet e të dhënave), fshirjet dhe modifikimet që ndodhin në secilën fushë, të mund bëhen brenda një tabele dhe pastaj të përhapen në pjesën tjetër të bazës së të dhënave duke përdorur këto relacione të përcaktuara. Ekzistojnë pesë forma të normalizimit (NFs), prej të cilave do të përqëndrohemi në tre të parat: • Forma e parë e normalizimit (1NF): Eliminimi i grupeve të përsëritura. • Forma e dytë e normalizimit (2NF): Eliminimi i të dhënave të tepërta. • Forma e tretë e normalizimit (3NF): Eliminimi i kolonave që nuk varen nga çelësi. • Forma e katërt e normalizimit (4NF): Izolimi i relacioneve të shumëfishta të pavarura. • Forma e pestë e normalizimit (5NF): izolimi i relacioneve të shumëfishta të lidhura në mënyrë semantike. Forma e parë e normalizimitËshtë hapi i parë i procesit të normalizimit të një baze të dhënash relacionale. Forma e parë normale kërkon që ju të ndërtoni një bazë të dhënash e cila është lehtësisht e zgjerueshme dhe nxjerrja e të dhënave prej saj të jetë sa më e thjeshtë. Që një tabelë të jetë në formën e parë normale duhet të plotësoj katër rregullat e mëposhtme:1. Tabela duhet të kete vetëm një fushë që të jetë çelës kryesor.2. Çdo fushë duhet të mbajë vetëm një vlerë.3. Një kolonë e tabelës duhet të mbajë vlera të të njëjtit tip. 4. Çdo kolonë në tabelë duhet të ketë emra unik dhe të mos ketë kolona që mbajnë të dhëna që përsëriten. Supozojmë se kemi një tabelë me të dhëna (tabela 1).Nëse këtë tabelë dëshirojmë ta normalizojmë sipas formës së parë të normalizimit, atëherë bëjmë ndarjen e tabelës në dy tabela dhe vendosim çelësin primar dhe atë sekondar në dy tabelat e reja.Normalizimi i bazës së të dhënave mëson për normalizimin e tabelaveShpesh në tabelat e bazave të të dhënave ndeshemi me të dhëna që përsëriten. Diskutoni në klasë me njëri-tjetrin se e rëndësishme është të mos kemi përsëritje të të dhënave në një bazë të dhënash? Dini ndonjë metodë që përdoret për eliminimin e të dhënave te përsëritura?Aktivitet:Fig. 1Forma të normalizimittë niveleve më të lartaForma e pa normalizuar7.8103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109