Page 108 - Demo
P. 108


                                    USHTRIMI 1. Vendos fjalën e duhur në vendet bosh (dekriptimi,  formulari elektronik, enkriptimi, nënshkrimet dixhitale, pyetësor, malware)a) ______________ janë programe keqdashëse që mund të dëmtojnë një sistem kompjuterik, të ndërhyjë dhe të mbledhë të dhënat e një përdoruesib) _______________ është mënyra e transformimit të të dhënave nga një format tekst i lexueshëm (plain text) në një format të palexueshëm shifror (cipher text).c) _______________ është mënyra e kthimit të të dhënave të fshehura (ciphertext) në tekst të lexueshëm (plaintext)d) _______________ janë të dhënat digjitale që i bashkangjiten një dokumenti digjital, të cilat garantojnë identitetin e autorit dhe integritetin e dokumentit.e) _________________ është një mjet që përdoret për grumbullimin e të dhënave nga përdoruesit duke përdorur komunikimin elektronik.f) Një ________________ konsiston në disa pyetje, përgjigjet e të cilave, kryesisht përdoren për anketime, votime apo studime statistikore.USHTRIMI 2. Plotëso tabelën. Lloji i programit PërshkrimiVirusi kompjuterikWormsTrojan HorseSpywareAdwareSpamUSHTRIMI 3. Përgjigjuni pyetjeve.a) Tregoni disa rregulla bazë që duhet të ndiqni për tu mbrojtur nga Malware.b) Çfarë është kriptografia dhe përse shërben ajo? Cilat janë komponentët kryesore të kriptografisë.c) Çfarë është siguria e rrjetit dhe cilat janë aspektet e sigurisë.d) Çfarë është komunikimi elektronik? Tregoni disa nga llojet e komunikimit elektronik. e) Listoni përparësitë dhe mangësitë e komunikimit elektronik.f) Cili është ndryshimi ndërmjet një harte konceptuale të gatshme në MindView dhe një harte konceptuale bosh? Vizatoni hartën tuaj konceptuale të krijuar në MindViewOnline. Ngjyrosni degët e saj me të kuqe dhe nëndegët me jeshile. g) Përmendni disa nga termat e rëndësishme që lidhen me bazën e të dhënave.h) Në programin Ms Access komanda Data Type shfaq një listë që përmban disa lloje të dhënash nga të cilat mund të zgjedhim. Përshkruani disa nga llojet më të përdorshme të të dhënave.i) Cili është funksioni i panelit Field Properties?Përsëritje 7.9I106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112