Page 11 - Demo
P. 11
TEMA 1 INTERNETI Arkitektura e rrjeteve kompjuterikeRrjetet nga ana e arkitekturës së ndërtimit të tyre mund të jenë:a) Arkitektura Klient/Server është përcaktuar si një lloj i veçantë i rrjetit, që përbëhet nga një kompjuter i vetëm i fuqishëm që vepron si një Server, i cili zakonisht lidhet me kompjuter të shumtë, të cilët quhen Klientë (fig. 3). Një server, në përgjithësi, u shërben shumë klientëve. Ai ka procesorë të fuqishëm qendrorë, më shumë memorie dhe hard disk më të madh se klientët. Një server ruan skedarë dhe bazë të dhënash duke përfshirë dhe detyra më komplekse, si hostimi dhe ofrimi i website - ve. Klienti përmban programe/software dhe të dhëna të mjaftueshme për kërkesat e përdoruesit lokal. Ata bëjnë kërkesa në server me anë të dërgimit të mesazheve, ndërsa serveri i përgjigjet klientëve të tij duke përpunuar çdo kërkesë dhe duke kthyer përfundimet.Një rrjet Klient/Server mund të shfrytëzohet nga një kompjuter desktop, laptop si dhe pajisje të tjera mobile. Në një rrjet të tillë mund të zbatohen aplikacione të ndryshme, për shembull aplikacionet bankare, kur një përdorues hyn në llogarinë e tij bankare nga kompjuteri i vet. Programi i klientit në kompjuter përcjell kërkesën e klientit te programi i serverit në bankë. Më pas serveri mundëson të dhënat e llogarisë së kërkuar dhe kthen kërkesën me të dhënat e llogarisë përkatëse në kompjuterin e klientit. Shembuj aplikacionesh që mbështesin këtë arkitekturë janë: WWW (world wide web), e-mail-i, printimi në rrjet.ServerKlientKlientKlientKlientKlientPërparësitë MangësitëMbajtja e të dhënave në mënyrë të përqendruar ofron një siguri më të madhe. Për shembull, përdoruesit e rrjetit mund të marrin të dhëna vetëm nëse ata njohin fjalëkalimet, të cilat administrohen në mënyrë të përqendruar nga persona të kualifikuar.Kjo arkitekturë shton rrezikun e mbingarkesës së sistemit. Nëse shumë klientë të ndryshëm përpiqen të arrijnë rrjetin e përbashkët në të njëjtën kohë, atëherë mund të ketë ngadalësim deri dhe dështim të lidhjes.Fig. 3 Arkitektura Klient-Server Për më shumë informacionCampus Area Network (CAN) është një lloj tjetër rrjeti që lidh LAN-e të shumta të kufizuara brenda një kampusi. Ky rrjet është më i vogël se MAN. Për shembull, kolegje të ndryshme të lidhura në të njëjtin kampus universitar, degë të së njëjtës zyrë në një rajon të caktuar etj.9

