Page 110 - Demo
P. 110
Nxënësi/ja:ISortimi dhe filtrimi mëson për sortimin e të dhënave dhe filtrimin e tyre sipas kritereve të caktuara.Nëse kemi një tabelë shumë të madhe me mbi 100.000 rreshta dhe, nëse dëshirojmë të identifikojmë vetëm një rresht të caktuar, si mund ta bëjmë këtë? Diskuto me shokun/shoqen.Aktivitet:MS Access-i ju jep mundësinë të punoni me sasi të mëdha të të dhënave, që do të thotë se mund të jetë e vështirë gjetja e një informate të caktuar. Renditja dhe filtrimi janë dy mundësi që ju lejojnë të organizoni dhe paraqitni të dhënat tuaja, duke e bërë më të përshtatshme punën me të dhënat. Në këtë mësim ju do të shikoni se si renditen dhe filtrohen të dhënat. Sortimi i të dhënaveKur renditni të dhënat, faktikisht, bëhet vendosja e tyre në mënyrë logjike, pra të dhëna të ngjashme të grupuara së bashku. Si rezultat, të dhënat e renditura shpesh janë më të thjeshta për t’u lexuar dhe kuptuar se të dhënat e paklasifikuara. MS Access-i rendit rreshtat sipas numrave të ID-ve. Megjithatë ka shumë mënyra të tjera si mund të renditen të dhënat. Për shembull informacioni në një bazë të dhënash, që i përket një furre buke, mund të renditet në disa mënyra:• Urdhëresat mund të renditen sipas datës së porosisë ose me emrin e klientëve të fundit që vendosën porositë.• Konsumatorët mund të renditen sipas emrit, qytetit ose kodit postar, ku ata jetojnë.• Produktet mund të renditen sipas emrit, kategorisë (si pies, ëmbëlsira dhe cupcakes) ose çmimit.Teksti dhe numrat mund të renditen në dy mënyra: në rend nga më e vogla te më e madhja dhe anasjelltas. Ta zëmë se kemi një tabelë si në figurën 1.Klikojmë në menunë kryesore Home dhe përzgjedhim grupin Sort & Filter.Fusha e caktuar filtrohet në renditjen nga më e vogla te më e madhja ose nga A-Z përmes përzgjedhjesAscending ose përmes asaj Descending.Tabela do të sortohet duke përzgjedhur fushën e caktuar.Klikoni në Save për të ruajtur renditjen e tabelës sipas përzgjedhjes së fundit. Rreshtat do të mbesin të renditura sipas përzgjedhjes së fundit deri në përzgjedhjen e radhës ose deri sa të hiqet përzgjedhja e renditjes përmes komandës Remove Sort.Fig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 47.10108

