Page 111 - Demo
P. 111
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Filtrimi i rreshtaveFiltrat ju lejojnë të paraqitni në ekran vetëm të dhënat që dëshironi të shihni. Kur krijohet një filtër, është me rëndësi të vendosen kritere për të dhënat që parapëlqejmë të shfaqim në ekran. Filtri kërkon të gjitha të dhënat në tabelë duke gjetur vetëm ato që i plotësojnë kriteret e kërkimit dhe përkohësisht fsheh ato, që nuk e plotësojnë kriterin e caktuar. Filtrat janë të dobishëm, sepse lejojnë që të përqëndroheni në të dhëna specifike. Për shembull, nëse keni një bazë të dhënash që përfshin informacionin e klientit dhe kërkesat e tij, mund të krijohet një filtër për të shfaqur vetëm konsumatorët që jetojnë brenda një qyteti të caktuar ose për të shfaqur vetëm kërkesa që përmbajnë një produkt të caktuar. Paraqitja e këtyre të dhënave me një filtër është shumë më i përshtatshëm sesa të kërkimi i të dhënave në një tabelë të madhe. Krijimi i një filtri të thjeshtëKlikoni shigjetën pranë fushës që dëshironi të filtroni. Aty filtroni tabelën Qytetipër të gjeneruar një listë të klientëve, që jetojnë në një qytet të caktuar (fig. 5).Vetëm rreshtat që e plotësojnë kriterin e caktuar, paraqiten në rezultat. Përdorni opsionet e mëposhtme për të përcaktuar se cilët artikuj do të përfshihen në filtrin tuaj:• Select dhe Deselect bën përzgjedhjen e produkteve të caktuara duke klikuar në checkbox.• Klikoni në Select All për të paraqitur të gjithë produktet në filter. Nëse të gjitha produktet veç janë përzgjedhur, ky opsion do t’i heqë mundësinë e selektimit të këtyre produkteve (fig. 6).• Klikoni në Blanks për të vendosur filter-in për të paraqitur vetëm të dhënat, që nuk kanë të dhëna.• Klikoni OK dhe filter-i do të aplikohet. Tabela Klientët (Costumers) tani do të paraqesë vetëm klientët që jetojnë në Prishtinë (fig. 7).• Filtri i vendosur për një fushë të caktuar mund edhe të hiqet për të paraqitur të dhënat pa filtër përmes komandës Toggle Filter (fig. 8).Fig. 5Fig. 6Fig. 7Fig. 8109

