Page 112 - Demo
P. 112
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Krijimi i filtrit nga selektimiFiltrimi sipas përzgjedhjes lejon të zgjidhni të dhëna specifike nga tabela juaj dhe të gjeni të dhëna që janë të ngjashme ose të ndryshme me të. Për shembull, nëse do të punonit me një bazë të dhënash të furrës dhe do të kërkoni të gjitha produktet, emrat e të cilëve kanë fjalën çokollatë, mund ta zgjidhni atë fjalë në një emër produkti dhe të krijoni një filtër me atë përzgjedhje. Krijimi i një filtri me një përzgjedhje të caktuar mund të jetë më i përshtatshëm se sa të krijoni një filtër të thjeshtë, nëse fusha me të cilën punoni përmban shumë rreshta.Fillimisht përzgjidhni një të dhënë me të cilën dëshironi të krijoni një filtër. Nëse dëshironi të paraqitni të gjitha produktet që përmbajnë fjalën çokollatë, atëherë përzgjidhni këtë fjalë nga fusha Product Name (fig. 9).Pastaj përzgjidhni nga menuja Home grupin Sort & Filter dhe klikoni në shigjetë te Selection (fig. 10).Zgjidhni llojin e filtrit që dëshironi të aplikoni:• Contains paraqet vetëm të dhënat e përzgjedhura. Ju do ta zgjidhni këtë opsion, nëse doni të paraqisni të dhënat që përmbajnë fjalën çokollatë kudo në titull (fig. 11).• Does Not Contain paraqet të gjitha të dhënat përveç atyre me celula që përmbajnë të dhënat e përzgjedhura.• Ends With paraqet të gjitha të dhënat përveç të dhënave, të cilave për fushën e zgjedhur përfundojnë me termin e kërkimit.• Does Not End With përfshin të gjitha të dhënat përveç atyre që përfundojnë me fjalën e caktuar.Pas aplikimit të filtrit, tabela me të dhënat e kërkuara do të duket si në (fig. 12):Fig. 9Fig. 10Fig. 11 Fig. 12110

