Page 113 - Demo
P. 113
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE1. Krijo një tabelë në MS Access me tri fusha:a) ID të llojit Autonumber.b) Emri të llojit Text (50).c) Mbiemri të llojit Text (50).2. Këtë tabelë plotësoje me të dhëna me minimum dhjetë rreshta dhe bëj sortimin sipas fushës Emri nga Z-A. Filtrimi i numraveProcesi për filtrimin e numrave është i ngjashëm me procesin e filtrimit të tekstit. Megjithatë janë në dispozicion opsione të ndryshme të filtrimit, kur punohet me numra (fig. 13). Përveç Equals (Baraz) dhe Does Not Equal (Jo Barazi), mund të zgjidhni edhe opsionet e mëposhtme:• Greater than (më i madh se) përfshin vetëm të dhënat me numra në atë fushë, që janë më të mëdha ose të barabarta me numrin e caktuar.• Less than (më pak se) që përfshin vetëm të dhënat me numra në atë fushë që janë më të vegjël ose të barabartë me numrin e caktuar.• Between (ndërmjet) përfshin të dhënat me numra, që i takojnë një brezi të caktuar numrash.• Nëse përzgjidhni që të paraqitni të gjitha produktet me çmim më të vogël se 5, atëherë te Custom Filter (fig. 14) vendosni vlerën e caktuar dhe klikoni OK.Pas aplikimit të filtrit, tabela me të dhënat e kërkuara do të duket si në (fig. 15):Fig. 13Fig. 14Fig. 15111

