Page 114 - Demo
P. 114
Nxënësi/ja:IShpeshherë kemi rastisur të plotësojmë formularë të ndryshëm, si për shembull kur aplikojmë për certifikatë të lindjes, kur aplikojmë për të marrë pjesë në gara e të ngjashme. Format janë kaq të njohura, sepse janë të dobishme për personin që kërkon informacionin dhe personin që e siguron atë. Ato janë kërkesë për informacion në një format të caktuar, që do të thotë se personi që plotëson formën e di saktësisht se cilin informacion duhet të përfshijë dhe ku ta vendosë.Kjo është po aq e vërtetë sa edhe për format në MS Access. Kur fusni informacion në një formë në Access, të dhënat shkojnë saktësisht aty ku duhet të shkojnë: në një ose më shumë tabela të lidhura. Ndërsa futja e të dhënave në tabela të thjeshta është mjaft e drejtpërdrejtë, futja e të dhënave bëhet më e komplikuar, kur filloni të populloni tabela me të dhëna nga gjetkë në bazën e të dhënave. Për shembull tabela e porosive në bazën e të dhënave të një furre buke, mund të lidhet me informacionin mbi klientët, produktet dhe çmimet e nxjerra nga tabelat përkatëse. Për shembull në tabelën e Kërkesave më poshtë (fig. 2), fusha ID e Konsumatorit është e lidhur me tabelën e Konsumatorëve.Krijimi i formave në MS Access përshkruan ndërtimin e formularëve dhe demonstron dizenjimin e llojeve të ndryshme të tyre.Nëse kemi një bazë të të dhënave dhe nëse na duhet të fusim të dhëna jo në tabelë, por në një formë më profesionale, si mund ta bëjmë këtë? Kur ju blini në dyqan, të dhënat për blerjen a bëhen në tabelë direkt? Diskuto me shokun/shoqen.Aktivitet:Në fakt, për të parë të gjithë të dhënat do të duhet të shikoni edhe tabelën e Porosive të Produktit, ku regjistrohen artikujt për secilën porosi (fig. 3).Të dhënat në këto tabela përfshijnë numrat e ID-së të të dhënave nga tabela të tjera dhe këta numra të ID-së nuk tregojnë shumë për të dhënat me të cilat ato lidhen. Lidhja e të dhënave me tabela të ndryshme e vështirëson procesin e hedhjes së të dhënave direkt në tabela. Një formë që përmban të njëjtat të dhëna mund të duket kështu:Siç mund të shihet nga figura 4, ky rekord është shumë më i lehtë për t’u kuptuar, kur Fig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 47.11112

