Page 115 - Demo
P. 115


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVEshihet në një formë. Modifikimi i futjes së të dhënave (insertimit), gjithashtu, do të ishte më i lehtë, sepse nuk do të duhej të dinim me saktësi ndonjë numër ID. Kur përdoret forma, nuk duhet të shqetësoheni për futjen e të dhënave në tabelat e duhura ose në formatin e duhur. Forma mund t’i trajtojë këto gjëra vetë. Nuk ka nevojë për të shkuar mbrapa dhe me radhë në mes të tabelave, sepse format sjellin të gjithë informacionin që ju nevojitet së bashku në një vend.Jo vetëm që format e bëjnë procesin e futjes së të dhënave më të lehtë për përdoruesit, por gjithashtu sigurojnë punën e mirëfilltë të bazës së të dhënave. Me forma projektuesit e bazës së të dhënave mund të kontrollojnë saktësisht se si përdoruesit janë në gjendje të ndërveprojnë me bazën e të dhënave. Ata madje mund të caktojnë kufizime në komponentët e formës individuale për të siguruar që të gjitha të dhënat e nevojshme të futen në një format të vlefshëm. Kjo është e dobishme, sepse mbajtja e të dhënave të qëndrueshme dhe të organizuara është thelbësore për një bazë të dhënash të saktë dhe të fuqishme.Për të punuar me forma hapni bazën e të dhënave dhe në menunë e navigimit sigurohuni që keni klikuar në llojin e formave. Format kanë ikonën si në figurën 5. Përmes formave mund të kalojmë nëpër rekorde të caktuara si dhe mund të shtojmë fusha të caktuara, që lidhen me tabela për të kryer operacione të ndryshme.1. Në bazën e të dhënave Northwind eksploro format që janë krijuar dhe përshkruaj speicifkat e tyre.a) A janë të gjitha format për të insertuar të dhëna?b) A ka ndonjë formë që kryen ndonjë proces të caktuar, si për shembull fshirjen e të dhënave?Fig. 5 Paraqitja e një formeKliko në formular për ta hapur Formulari do të hapet si një Tab i veçantë113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119