Page 116 - Demo
P. 116


                                    Nxënësi/ja:IKrijimi i formave për bazën e të dhënave mund të ndihmojë që të dhënat e insertuara të jenë më të përshtatshme. MS Access-i përkrah krijimin dhe dizenjimin e formave në mënyrë që baza e të dhënave të jetë funksionale dhe të dhënat e insertuara përmes formës të kenë kuptim. Format mund të krijohen dhe mund të modifikohen. Gjithashtu, format kanë kontrollet e dizajnit dhe tiparet e veta që sigurojnë funksionimin e duhur të formës.MS Access-i e bën të lehtë krijimin e një formulari për cilëndo tabelë në bazën tuaj të të dhënave. Çdo formë që krijoni nga një tabelë, do t’ju lejojë të shihni të dhënat që tashmë janë në atë tabelë, por dhe të shtoni të dhëna të reja. Pasi të keni krijuar një formë, mund ta modifikoni atë duke shtuar fusha shtesë dhe kontrolle të dizajnit, si kutitë e kombinuara (combo box).Në panelin e navigacionit zgjidhni tabelën që dëshironi të përdorni për të krijuar një formë. Ju nuk keni nevojë të hapni tabelën.Selektoni tab-in Create, pastaj përzgjidhni grupin Forms dhe klikoni në komandën Form. (Fig. 1)Forma do të krijohet dhe do të hapet në formatin e faqosjes Layout view. (Fig. 2)Për të ruajtur formën klikoni në butonin Save. Nëse ju kërkohet, e bëni emërtimin e formës dhe klikoni OK.  Krijimi i nënformaveNëse duhet të krijoni një formë nga një tabelë, të dhënat e të cilave janë të lidhura me një tabelë tjetër, atëherë forma duhet të përfshijë edhe një nënformë. Një nënformë është një formë tabelare, që tregon të dhënat e lidhura në një format të ngjashëm me tabelën. Për shembull, nënformat e përfshira në formën e Konsumatorëve (Customers) që është krijuar më parë, paraqesin porositë e klientëve. (Fig. 3)Puna me objekte kontrolluese në forma të MS Access identifikon objektet kontrolluese dhe demonstron vendosjen e tyre.Nëse dëshironi të shtoni ndonjë fushë të caktuar në formë për të listuar të dhënat nga tabela si mund t’a bëni atë? A mund të ndodhë që të keni një fushë për të cilën duhet të përzgjidhni një vlerë nga lista e vlerave të tabelave? Diskutoni me shokun apo shoqen.Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 4 Pamja e një nënformulari7.12Nënformulari me të dhënat për pagesat e porosive të klientëve.Informacioni është i shkurtër.114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120