Page 117 - Demo
P. 117


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVENënformularët janë shpesh mjaft të dobishme. Në varësi të përmbajtjes dhe burimit të formës suaj, ju mund të gjeni se nënforma përmban informata të dobishme, si në shembullin më poshtë. Në formën tonë të Porosive, nënforma përmban emrin, sasinë dhe çmimin e secilit artikull, që gjithmonë është informacion i dobishëm. (Fig. 4) Shtimi i fushave në formëKur përdorni komandën Form në një tabelë ekzistuese, të gjitha fushat nga tabela janë të përfshira në formë. Megjithatë, nëse më vonë shtoni fusha shtesë në tabelë, këto fusha nuk do të shfaqen automatikisht në format ekzistuese. Në situata të tilla mund të modifikoni formën duke shtuar fusha shtesë në formë.Përzgjidhni tab-in Design dhe në grupin Toolsklikoni në komandën Add Existing Field. (Fig. 5)Në këtë rast do të hapet paneli Field List dhe, duke klikuar dy here, mund të përzgjidhni fushat e caktuara. (Fig. 6)Pas kësaj fusha e caktuar do të shtohet në formë. Shtimi i fushave nga tabela të ndryshmeMS Access-i përkrah shtimin e fushave të caktuara nga tabela të ndryshme. Klikoni në shënjën + te tabela, prej së cilës doni të lexoni një fushë të caktuar. (Fig. 7)Fusha e duhur do të shtohet në formë. Shtimi i kontrolleve në formë Kontrollet e dizajnit (Design Controls) vendosin kufizime në fusha, në format tuaja. Kjo ju ndihmon të kontrolloni më mirë se si futen të dhënat në format tuaja, gjë që ndihmon në ruajtjen e vlerës së bazës së të dhënave. (Fig. 8)Fig. 4Fig. 5 Shtimi i fushave në formularFig. 6Fig. 7Fig. 8Nënformulari me të dhënat e porosive është më i plotë.115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121