Page 12 - Demo
P. 12


                                    TEMA 1 INTERNETI1. Trego ndryshimin ndërmjet rrjeteve LAN dhe WAN.2. Një shkollë ka 20 kompjutera. Nëse i lidhim në rrjet duke shtuar një File server dhe një printer, cilat do të jenë përfitimet e mundshme që do të marrim?3. Cilat janë disa teknologji, që njeh nga jeta e përditshme, të cilat mbështeten në arkitekturën Peer-to-Peer?4. Cilat janë disa teknologji, që njeh nga jeta e përditshme, të cilat mbështeten në arkitekturën Klient/Server?5. Çfarë lloj arkitekture përfaqëson rrjeti në figurën 5?Përparësitë MangësitëRrjeti Peer-to-Peer mbështet përpunimin e shpërndarë, ku çdo komjuter e përpunon informacionin në mënyrë të barabartë. Kështu që rritja e ngarkesës, në përgjithësi, nuk ndikon në performancën e përgjithshme të sistemit.Ai nuk ofron sigurinë e administruar nga qendra. Gjithashtu nuk siguron backup-in e skedarëve.Fig.4 Arkitektura e kompjuterave të barabartë (Peer-to-Peer)Fig. 5b) Arkitektura e kompjuterave të barabartë (Peer-to-Peer ose P2P) është lloji i rrjetit në të cilin çdo workstation ka aftësi dhe përgjegjësi të barabartë, pra çdo kompjuter mund të jetë dhe klient dhe server. Kompjuterat workstation janë të lidhur me njëri–tjetrin, por nuk kanë një server që kontrollon kompjuterat e tjerë (fig. 4). Ata mund të transferojnë skedarë të ndryshëm apo të ndajnë burime, si për shembull printerat. Ndërtimi i rrjetit Peer-to-Peer është shumë më i thjeshtë për t’u ngritur se një rrjet Klient/Server. Shembuj të aplikacioneve që përdorin këtë arkitekturë janë: BitTorrent, Skype, Freenet, Gnutella etj.10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16