Page 120 - Demo
P. 120


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVEZgjidhni Shitore (Store) në këtë fushë, pastaj klikoni shigjetën e drop-down dhe zgjidhni fushën, ku ju dëshironi që të regjistrohen përzgjedhjet e combo-box-it. Pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj, klikoni Next (Fig. 14).Futni etiketën ose emrin që do të shfaqet pranë kutisë suaj kontrolluese të llojit combo box. Në përgjithësi, është një ide e mirë për të përdorur emrin e fushës që keni zgjedhur në hapin e mëparshëm.Klikoni Finish dhe kutia juaj e kombinuar do të shfaqet në formë (Fig. 15). Nëse keni krijuar kutinë tuaj kontrolluese, për të zëvendësuar një fushë ekzistuese duhet të fshini fushën e parë. Në shembullin tonë mund të vëreni se tani janë dy fusha me të njëjtin emër. Këto dy fusha dërgojnë informacion në të njëjtin vend, kështu që nuk është e nevojshme të shfrytëzohen të dyja. Ju do ta fshini atë, pra kutinë kontrolluese combo box.Kaloni te formati i Formës së llojit Form View për të testuar kutinë tuaj kontrolluese. Thjesht klikoni shigjetën dhe verifikoni që lista përmban zgjedhjet e duhura (Fig. 16). Kutia kontrolluese tani mund të përdoret për të futur të dhëna (Fig. 17).1. Cilat janë kontrollet e dizajnit në MS Access?2. Cili është funksioni i kontrolleve të dizajnit në MS Access?3. Kontrollet në MS Access në cilin lloj të objekteve në MS Access lidhen?Fig. 14Fig. 15Fig. 16Fig. 17118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124