Page 121 - Demo
P. 121
Nxënësi/ja:2.1 IRëndësia dhe fuqia e vërtetë e një baze të dhënash relacionale qëndron në analizimin dhe gjenerimin e të dhënave, që janë të ndërlidhura nga disa tabela ose që kanë ndonjë funksion të caktuar. Pyetësorët (Query-të) ju lejojnë të gjeneroni informacione nga një ose më shumë tabela bazuar në një sërë kushtesh kërkimi. Pyetësorët janë një mënyrë për të kërkuar dhe përpiluar të dhëna nga një ose më shumë tabela. Përpilimi i një pyetësori është sikur të kërkoni një pyetje të hollësishme të bazës së të dhënave. Kur përpiloni një pyetësor në MS Access, ju po përcaktoni kushte specifike kërkimi për të gjetur saktësisht të dhënat që dëshironi.Pyetësorët janë shumë më të fuqishëm se kërkimet e thjeshta ose filtrat, që mund t›i përdorni për të gjetur të dhëna brenda një tabele të caktuar. Kjo është për shkak se pyetësorët mund të nxjerrin informacionin e caktuar nga tabela të shumta. Për shembull, ndërsa mund të përdorni një kërkim në tabelën e klientëve për të gjetur emrin e një klienti në biznesin tuaj ose një filtër në tabelën e porosive për të parë vetëm porositë e vendosura brenda javës së kaluar, ju nuk do të mund të paraqitni dy klientë dhe porosi në një tabelë. Megjithatë mund të ekzekutoni lehtë një pyetësor për të gjetur emrin dhe numrin e telefonit të çdo konsumatori, që ka bërë një blerje brenda javës së kaluar. Një pyetësor i dizenjuar mirë mund të gjenerojë informacion që nuk mund të gjenerohet vetëm duke paraqitur të dhënat në tabelën e caktuar.Kur përpiloni një pyetësor dhe e ekzekutoni atë, rezultatet ju paraqiten në një tabelë, por kur e dizenjoni një, përdoret një pamje krejt tjetër. Kjo quhet pamje e dizajnit të pyetësorit dhe ju lejon të shihni se si është përpiluar pyetësori juaj.Puna me pyetësor në MS Access mëson dhe praktikon përpilimin e pyetësorëve në MS Access.Nëse kemi disa tabela të ndërlidhura dhe nëse duhet të gjejmë një rresht qëgjenerohet nga disa tabela, si mund ta bëjmë këtë? Diskuto me shokun/shoqen.Aktivitet:Fig. 1 Pamja e dizajnit të pyetësorit7.13119

