Page 122 - Demo
P. 122


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Pyetësorë të bazuar në një tabelë të vetmePyetësori më i thjeshtë është pyetësori i bazuar në një tabelë të vetme. Ne do të ekzekutojmë një pyetësor në tabelën e Konsumatorëve të bazës së të dhënave. Le të themi që “Pastiçeria” jonë ka një ngjarje të veçantë dhe ne duam të ftojmë klientët tanë që jetojnë aty afër, sepse ata janë më të prirur të vijnë. Kjo do të thotë që ne duhet të shohim një listë të të gjithë klientëve që jetojnë afër.Nëse mendoni se kjo tingëllon pak si aplikimi i një filtri, keni të drejtë. Një pyetësor me një tabelë është, në fakt, vetëm një filtër i avancuar, i aplikuar në një tabelë të vetme.Për të krijuar një pyetësor klikoni në butonin Create, te grupi i Query-t. Pastaj klikoni në komandën Query Design (Fig. 2).MS Access-i do të paraqesë pamjen e dizajnit të pyetësorit. Në kutinë e dialogut zgjedhni tabelën për të cilën dëshironi të aktivizoni një pyetësor. Ju po përpiloni një pyetësor për klientët tuaj, kështu që do të zgjidhni tabelën e Konsumatorëve.Pastaj klikoni Add dhe Close (Fig. 3).Tabela e zgjedhur do të shfaqet si një dritare e vogël. Në dritaren e tabelës, klikoni dy herë emrat e fushave, që dëshironi të përfshini në pyetësorin tuaj. Ata do të shtohen në dritaren e dizajnit në pjesën e poshtme të ekranit (Fig. 4).Fig. 2Fig. 3Fig. 4120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126