Page 123 - Demo
P. 123
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVEVendosni kriteret e kërkimit duke klikuar në celulën e caktuar në rreshtin Criteria, për çdo fushë që dëshironi të filtroni (Fig. 5). Vendosja e kritereve në më shumë se një fushë do të vendosë nëse pyetësori juaj plotëson të gjitha kriteret. Nëse doni të gjeni klientët tuaj që jetojnë në qytetin Raleigh, në fushën e qytetit do të shkruani “Raleigh”. Shënimi Raleigh në thonjëza do të tërheqë të gjitha të dhënat për fushën e qytetit Raleigh. Disa klientë që jetojnë në periferi, jetojnë mjaft afër dhe ju do të donit t’i ftonit edhe ata. Ju do të shtonit kodin e tyre postal, 27513, si një kriter tjetër të përzgjedhjes.Pastaj klikoni në komandën Run në tab-in Design (Fig. 6).Rezultatet e pyetësorit do të shfaqen në pamjen e të dhënave të pyetësorit, e cila duket si një tabelë. Nëse dëshironi, ruani pyetësorin duke klikuar komandën Save në shiritin e qasjes së shpejtë. Pyetësorin mund ta emërtoni dhe pastaj klikoni OK (Fig. 7).1. Për çka shërbejnë pyetësorët?2. Çka i dallon pytësorët nga filtrat?3. A mund të gjenerohen të dhëna për më shumë se një kriter përmes pyetësorit?Ky është pyetësori më i thjeshtë që bazohet në vetëm një tabelë. Por, kur pyetësori bazohet në më shumë se një tabelë, atëherë duhet bazuar në konceptin e bashkimit (Join) të tabelave në të cilin bazohet krijimi i pyetësorit.Fig. 5 Vendosja e kriterit të kërkimitFig. 6Fig. 7 Ruajtja dhe emërtimi i pyetësorit121

