Page 124 - Demo
P. 124


                                    Nxënësi/ja:IMS Access-i ka objekte të ndryshme, si tabelat, pyetësorët (query), format. Por për të ndarë një informacion të bazës së të dhënave me të tjerët, që nuk kanë qasje në bazën e të dhënave, atëherë shfrytëzohen raportet. Krijimi i raporteveRaportet ju japin mundësinë për të paraqitur komponentët e bazës së të dhënave në një format të printueshëm dhe të lehtë për t’u lexuar. MS Access-i ju lejon të krijoni raporte nga një e më shumë tabela, si dhe nga pyetësorët. Hapni tabelën ose pyetësorin që dëshironi të përdorni në raportin tuaj. Nëse doni të shtypni një listë të biskotave që keni shitur, atëherë do të hapni pyetësorin e Shitjes së Biskotave (Cookies Sold) (Fig. 1).Krijimi i raporteve në MS Access demonstron dizajnimin e raporteve duke përdorur elementet kontrolluese.Nëse dëshironi të ndani një informacion me ndonjë person, por nuk dëshironi qëai/ajo të ketë qasje në bazë të të dhënave, si mund ta bëni atë? Diskutoni me shokun/shoqen.Aktivitet:Zgjidhni tab-in Create nga menuja kryesore dhe gjeni grupin Reports, pastaj klikoni komandën Report (Fig. 2).MS Access-i do të krijojë një raport të ri bazuar në objektin tuaj.Mund të ndodhë që disa nga të dhënat tuaja të paraqiten në anën tjetër të faqes. Për të rregulluar këtë, ndryshoni fushat e përzgjedhura. Thjesht zgjidhni një fushë, pastaj klikoni dhe tërhiqeni derisa fusha të jetë me madhësinë e dëshiruar. Përsëriteni këtë edhe me fusha të tjera, derisa të përshtaten të gjitha fushat tuaja (Fig. 3).Fig. 1 Tabela e shitjes së biskotaveFig. 2 Krijimi i raporteveFig. 3 Pamja e raportit7.14122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128