Page 125 - Demo
P. 125


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVEPër të ruajtur raportin tuaj, klikoni komandën Save në shiritin e qasjes së shpejtë. Emërtoni raportin e krijuar dhe pastaj klikoni OK (Fig. 4).Ashtu si tabelat dhe pyetësorët, edhe raportet mund të renditen dhe filtrohen. Thjesht klikoni me të djathtën në fushën që dëshironi të renditni ose filtroni, pastaj zgjidhni opsionin e dëshiruar nga menuja. Fshirja e fushave në raportMund të ndodhë që të keni krijuar një raport dhe më pas vlerësoni se disa nga fushat e caktuara nuk do të duhej të shfaqeshin në këtë raport. Për shembull raporti ynë përmban një fushë Kodi Zip (Zip Code), i cili nuk është i nevojshëm në një listë të porosive. Për fat të mirë mund të fshini fushat në raport pa ndikuar në tabelën ose pyetësorin, nga ku lexohen të dhënat e raportit.Klikoni në ndonjë celulë në fushën që dëshironi të fshini dhe më pas shtypni butonin Deletenë tastierën tuaj (Fig. 5).Kjo fushë do të fshihet dhe nuk do të paraqitet më në raport.Kur të fshini një fushë është me rëndësi të fshini edhe Header-in e tij. Fshirja e Header-itbëhet duke shtypur tastin Delete (Fig. 6).Printimi dhe ruajtja e raporteve në Print PreviewNdërsa ju mund të printoni raporte duke përdorur komandat në pamjen e Backstage-it, gjithashtu mund të përdorni edhe formatin Print preview. Ai tregon se si do të shfaqet raporti juaj në faqen e shtypur. Ky format, gjithashtu, ju lejon të modifikoni mënyrën e shfaqjes së raportit tuaj, ta shtypni atë dhe madje ta ruani si një file tjetër.Klikoni në butonin Print Preview dhe do të paraqitet raporti, si në figurën 7.Fig. 4Fig. 5 Zgjedhja e fushës Fig. 6 Fshirja e fushësFig. 7 Pamja e raportit në Print Preview123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129