Page 126 - Demo
P. 126
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Shtypja e raportitNga tab-i i Home klikoni komandën View, pastaj zgjidhni Print Preview nga lista drop-down (Fig. 8). Raporti juaj do të shfaqet ashtu siç do të paraqitet në faqen e shtypur.Nëse është e nevojshme, modifikoni madhësinë e faqes, margjinat dhe orientimin e faqes duke përdorur komandat përkatëse (Fig. 9).Për të printuar materialin duhet të klikoni në komandën Print.Do të shfaqet kutia e dialogut Print (Fig. 10). Vendosni opsionet e dëshiruara të printimit, pastaj klikoni OK. Raporti do të printohet. Ruajtja e raporteveJu mund të ruani raportet në formate të tjera, në mënyrë që ato të mund të hapen edhe me aplikacione të tjera. Ky proces quhet eksportimi i një file-i dhe ju lejon të shihni dhe madje të modifikoni raportet në formate dhe programe të tjera.MS Access-i ofron mundësi për të ruajtur raportin tuaj si një file i llojit Excel, file i llojit tekstor, PDF, dokument HTML dhe të tjera. Eksperimentoni me opsionet e ndryshme të eksportit për të gjetur atë që i përshtatet më së miri nevojave tuaja. Eksportimi i raportitNga tab-i Home klikoni në komandën View dhe pastaj përzgjedhni Print Preview nga lista drop-down. Pastaj përzgjidhni grupin Data nga menuja kryesore. Zgjidhni një nga opsionet e llojit të file-it ose klikoni More për të parë opsionet e tjera që të ruani raportin tuaj si një filetë llojit tekstor ose HTML (Fig. 11).Do të shfaqet një kuti dailoguese dhe mund të zgjidhni vendndodhjen, ku dëshironi të ruani raportin. Raportin e emërtoni sipas dëshirës tuaj për ta dalluar dhe për ta gjetur lehtë, kur t’ju nevojitet dhe pastaj klikoni Publish (Fig. 12).Fig. 8Fig. 9Fig. 10Fig. 11124

