Page 129 - Demo
P. 129
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Krijimi i tabelavePër të krijuar një tabelë në bazën e të dhënave përdoret deklarata CREATE TABLE. Sintaksa në SQL është:CREATE TABLE emri_tabeles (kolona1 lloji_dhenave,kolona2 lloji_dhenave,kolona3 lloji_dhenave,.... );Kodi SQL për krijimi e tabelës Nxënës është:CREATE TABLE Nxenes(ID int NOT NULL PRIMARY KEY, Emri varchar(50),Mbiemri varchar(50),ID_Klasa int FOREIGN KEY REFERENCES Klasa(ID)Mesatare int(2),); Shtimi i të dhënave në bazën e të dhënavePër të shtuar një regjistrim në bazën e të dhënave përdoret deklarata INSERT TO. Sintaksa në SQL, kur duam të shtojmë të dhëna për çdo kolonë të tabelës është:INSERT INTO emri_tabelesVALUES (vlera1, vlera2, vlera3, ...);Sintaksa në SQL, kur duam të shtojmë të dhëna për kolona të caktuara duke përcaktuar emrat e kolonave, është:INSERT INTO emri_tabeles (kolona1, kolona2, kolona3, ...)VALUES (vlera1, vlera2, vlera3, ...);Kur përdorni këtë deklaratë, në rastin e parë duhet të keni parasysh që renditja e vlerave të të dhënave, që do të shtohen në tabelë, duhet t’i përkojë renditjes së kolonave në tabelë, kurse në rastin e dytë renditja e emrave të kolonave duhet t’i përkojë renditjes së vlerave të të dhënave, që do të shtohen. Kodi SQL për të shtuar një regjistrim në tabelën Nxënës është:INSERT INTO Nxenes VALUES (‘9’,’Aulona’, ‘Goga’,’1’, ‘9.3’);Nëse do të shtoni një regjistrim, duke shtuar të dhëna vetëm për fusha të caktuara, kodi SQL është:INSERT INTO Nxenes (Emri, Mbiemri, ID_Klasa, Mesatare) VALUES (’Parid’, ‘Limani’,’3’, ‘8.1’);Duke supozuar se fillimisht tabela ka tetë regjistrime, pas ekzekutimit të këtyre kodeve, tabela Nxënës ka përmbajtjen si në tabelën 1. Në këtë shembull fusha ID është një fushë unike dhe çelës kryesor i përcaktuar si autonumber dhe nuk duhet ta specifikoni atë, sepse kjo vlerë do të gjenerohet në mënyrë automatike.1. Shkruaj kodin në SQL për krijimin e tabelave Mësues, Klasa dhe GrupiOrkestrës. 2. Cila nga deklaratat e mëposhtme do të përdoret për të shtuar një regjistrim të ri në një tabelë duke përdorur SQL?- ADD INTO - PUT INTO - INSERT INTO3. Shkruaj kodin në SQL për të shtuar një mësues në tabelën Mësues me të dhënat: emri – Laura; mbiemri – Brokaj; adresa - Tirane.Tabela 1 Përmbajtja e tabelës pas ekzekutimit të koditID Emri Mbiemri ID_Klasa Mesatare1 Etleva Qerimi 2 9.52 Pirro Likaj 4 8.63 Ilir Tola 4 104 Eni Dauti 5 7.75 Dani Kosova 2 9.76 Deas Peci 1 7.97 Tedi Doda 6 8.38 Genci Hajdini 5 9.99 Aulona Goga 1 9.310 Parid Limani 3 8.1127

