Page 13 - Demo
P. 13


                                    Nxënësi/ja:2.1 IFig.4 Arkitektura e kompjuterave të barabartë (Peer-to-Peer) Topologjia Magjistral (Bus) është e përbërë nga një kabllo i vetëm kryesor me terminatorë (fundorë) në të dy skajet dhe përbën shtyllën kurrizore të sistemit. Kompjuterat dhe pajisjet e tjera, duke përfshirë dhe serverat, komunikojnë nëpërmjet kësaj kablloje lineare.Përparësitë: Kjo topologji rrjeti është e lehtë për t’u instaluar dhe nuk kërkon shumë kabllo. Gjithashtu mund të shtohet me lehtësi një kompjuter i ri në rrjet.Mangësitë: Nëse kablloja kryesore e kësaj topologjie rrjeti pëson dëmtime, atëherë i gjithë rrjeti efektivisht bëhet i papërdorshëm. Si rrjedhim është e vështirë të identifikosh problemin nëse i gjithë sistemi nuk funksionon.Topologjia Yll (Star) është lloji më i zakonshëm që përdoret në rrjete (fig. 2). Këtu të gjitha pajisjet lidhen me një pajisje Hub ose Switch, që ndodhet në qendër të lidhjes. Çdo e dhënë e dërguar një kompjuteri tjetër të rrjetit, në fillim shkon te Hub - i qendror dhe nga aty ajo ridrejtohet për te kompjuteri destinacion. Përparësitë: Në këtë topologji rrjeti është e lehtë për të shtuar ose hequr kompjutera, mjafton që ndryshimi të reflektohet në Hub.Mangësitë: Kjo topologji rrjeti kërkon më shumë kabllo në gjatësi. Gjithashtu defektet në Hub - in qendror do të sjellin mosfunksionimin e të gjithë rrjetit.Topologjia Unazë (Ring). Në këtë rrjet çdo pajisje (workstation, server, printer) lidhet me dy pajisje të tjera duke formuar një unazë për transmetimin e paketave të të dhënave (fig. 3). Çdo paketë të dhënash udhëton në një drejtim nga një kompjuter te tjetri derisa arrin në destinacion.Përparësitë: Ky lloj rrjeti mund të transferojë të dhëna shpejt, edhe nëse ka një numër të madh të pajisjeve të lidhura. Është e lehtë të gjesh defektet në rrjet si dhe numri i kabllove që kërkohet për krijimin e rrjetit, është i vogël.Mangësitë: Një defekt në ndonjë kabllo apo pajisje të këtij rrjeti prish lakun, gjë që sjell prishjen e të gjithë rrjetit. Shtimi ose heqja e një pajisjeje/kompjuteri do të thotë rilidhje e kabllove.Topologjia e rrjeteve shpjegon mënyrën e komunikimit të kompjuterave në internet dhe lidhjet mes tyre;  mëson çfarë është topologjia e rrjeteve; njeh topologjitë e rrjeteve.ServerWorkstationPrinterWorkstationWorkstationWorkstationHub / SwitchTopologjia e një rrjeti përfaqëson formën apo strukturën e këtij rrjeti. Ajo përshkruan lidhjen midis kompjuterave dhe pajisjeve të tjera periferike në mënyrë të tillë që ato të formojnë një rrjet. Kuptohet që ka disa mënyra të lidhjes së pajisjeve në rrjet dhe secila prej tyre paraqet përparësi dhe mangësi. Në figurën 1 tregohet topologja Magjistral. A mund të shpjegoni si është e ndërtuar ajo? A ekzistojnë topologji të tjera? Si mund të ishin ato?Aktivitet:ServerWorkstation WorkstationPrinter Workstation WorkstationFig. 11.3Fig. 2 Toplogjia Yll11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17