Page 132 - Demo
P. 132
Nxënësi/ja:IISecili nga ne ka qëllime të ndryshme në jetë. Qëllimet mund të jenë të natyrave të ndryshme, si: • qëllime personale të të nxënit, të cilat lidhen me zgjerimin e njohurive për një fushë të caktuar;• qëllime të karrierës, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e karrierës;• qëllime të sjelljeve, të cilat janë synime personale për ndryshime në sjellje.Qëllimet personale të të nxënit janë sjelljet, njohuritë ose kuptimet që i identifikojmë si të rëndësishme për të mësuar. Ato mund të lidhen me ndonjë subjekt të veçantë, fushë të caktuar të të mësuarit ose edhe mund të jenë një kombinim i tyre. Qëllimet personale të të nxënit kanë të bëjnë me përmirësimin e të mësuarit si dhe ndërtimin e kapaciteteve për të mësuar. Qëllimet e karrierës kanë të bëjnë me ndryshimet që mund të ndërmerren për të zhvilluar karrierën dhe si rrjedhim për të arritur synimet në rrafshin profesional. Qëllim tipik i karrierës mund të jetë: për pesë vite do të studjoj dhe do të punësohem në pozitën e administratorit/es të burimeve njerëzore e të ngjashme.Qëllimet e sjelljeve kanë të bëjnë me vendosjen e synimeve të caktuar në lidhje me sjelljet personale, si për shembull: për dy vite do të mësoj që të kontrolloj stresin e të tjera si këto.Vendosja e qëllimeve është me rëndësi për planifikimin e zhvillimit, si në rrafshin personal të të nxënit ashtu edhe për atë të karrierës, sjelljeve e të tjera. Planifkimi i mirëfilltë gjurmon progresin e zhvillimit të qëllimit të caktuar si dhe nënkupton hapat që duhet të ndërmerren në rast të ndryshimeve të caktuara të planifikimit. Për këtë arsyë formulohet planveprimi. Planveprimet mund të formulohen për qëllime të ndryshme, por nëse planveprimi përpilohet për qëllime personale, atëherë njihet si planveprim personal. Qëllimet personale kanë disa faza të zhvillimit, si:• përcaktimi i qëllimit të caktuar,• identifikimi i strategjisë për zhvillim të qëllimit,• procesi i monitorimit,• raportimi për progresin e realizimit.Këto faza janë paraqitur në diagramin e mëposhtëm (fig. 1). Duhet thënë që të gjitha fazat janë të rëndësishme dhe kanë varësi nga njëra-tjetra. Secila fazë ka karakteristikat e veta dhe parapëlqehet që planet dhe fazat e planifikimit të diskutohen në klasë, në familje apo në shoqëri. Diskutimi i hapur për këto çështje ndihmon në përcaktimin dhe qartësimin e strategjisë së qëllimit të caktuar, identifikimin e problematikave Planveprimi im personal përpilon planveprimin personal dhe kupton rëndësinë e tij.Cili është qëllimi yt (çfarëdo qoftë) për 3 vitet e ardhshme? Diskuto me shokun/shoqen.Aktivitet:8.1130

