Page 133 - Demo
P. 133
TEMA 8 KARRIERA IMEtë ndryshme dhe si rrjedhim në tejkalimin e tyre më me lehtësi, ndërrimin e kahjes së zhvillimit të strategjisë për arritjen e qëllimit të caktuar e të tjera. Nëse marrim si shembull qëllimin e zhvillimit personal të të nxënit për të studiuar në fushën e menaxhimit, atëherë edhe plan veprimi përpilohet për secilën fazë në veçanti. Faza I: Përcaktimi apo ripërcaktimi i qëllimit të caktuarKjo është faza e parë drejt realizimit të qëllimit dhe në të është me rëndësi që të identifikohen objektivat e arritura deri në atë moment dhe të gjendet lidhja me vijueshmërinë për arritjen e qëllimit. Faktorët që shkaktojnë zbrazëtirën në mes të arritjeve dhe qëllimit personal duhet të idenifikohen dhe të tejkalohen sa më parë, me qëllim që të eliminohen vështirësitë në realizimin e qëllimit (fig. 2). Në këtë fazë është me rëndësi që vendimi të jetë personal e jo i ndikuar nga familja apo shoqëria. Sa më i qartë të jetë qëllimi personal, aq më i lehtë do të jetë realizimi i tij. Fig. 1 Fazat e zhvillimit për qëllime personaleFig. 2 Faza 1 - Përcaktimi i qëllimit131

