Page 134 - Demo
P. 134
TEMA 8 KARRIERA IMEPlanveprimi për qëllime të zhvillimit personal të të nxënit për këtë fazë nënkupton marrjen e vendimit për synimin e caktuar (për shembull, do të studioj në njërin nga universitet private apo publike, në vend apo jashtë vendit për menaxher/e). Faza II: Identifikimi i strategjisë për arritjen e qëllimit.Për realizimin e qëllimit të caktuar është me rëndësi që të përcaktohet strategjia deri në arritjen e synimit. Është e rëndësishme që strategjia të jetë e thjeshtë dhe e konceptuar mirë. Identifikimi i strategjisë mund të bëhet përmes pyetje - përgjigjeve se si duhet arritur deri te qëllimi ose përmes paraqitjeve vizuale.Planveprimi për këtë fazë nënkupton mbledhjen e informatave për të gjitha universitetet që ofrojnë studime në këtë fushë, pastaj për kohëzgjatjen e studimeve, formën e tyre e të ngjashme. Faza III: Monitorimi i arritjes së qëllimit.Monitorimi ka të bëjë me reflektimin për ecurinë e procesit. Monitorimi ndihmon për të përcaktuar shkallën e suksesit të realizimit të qëllimit të caktuar. Faza e monitorimit në njëfarë mënyre mundëson që të përsërisim qëllimin, vlerësojmë shkallën e realizimit deri në një moment të caktuar si dhe vërteton arritjen e qëllimit të caktuar. Kjo fazë bazohet në fakte dhe dëshmi dhe, sa më të sakta të jenë ato, aq më i saktë do të jetë vënia në dukje e vështirësive dhe tejkalimi i tyre, respektivisht aq më i saktë do të jetë realizimi i qëllimit.Planveprimi për këtë fazë ka të bëjë me aplikimin dhe regjistrimin në universitetin përkatës për studime të menaxhimit. Kjo fazë është më e gjatë dhe nënkupton progresin në studime, respektivisht ndërthur dëshirën për studime në këtë fushë dhe përparimin real në studime. Faza IV: Raportimi për shkallën e arritjes së qëllimit.Raportimi është faza e fundit e zhvillimit të qëllimeve personale dhe kjo fazë nënkupton mbajtjen e shënimeve për procesin në vazhdimësi. Raportimi mund të bëhet në formë elektronike apo në formë të shkruar. Ai ndihmon të shkruajmë dhe të lexojmë mbi ecurinë e procesit dhe detaje tjera që kanë të bëjnë me procesin. Raportimi ruan fakte për procesin dhe ndihmon për të zhvilluar plane të tjera personale. Planveprimi për këtë fazë nënkupton ruajtjen e raportit në detaje për progresin e studimeve në fushën e menaxhimit, për shembull duke paraqitur në detaje vlerësimin në kurse.Rrugëtimi nëpër këto faza është me rëndësi në realizimin e qëllimit personal, duke e ditur edhe vet rëndësinë e arritjes së qëllimit personal. Mendo dhe identifiko një qëllim personal. 1. Përshkruaj hapat nëpër fazat e zhvillimit të qëllimit personal dhe përpilo planveprimin personal.2. Cilat janë vështirësitë apo pengesat në realizimin e qëllimit?3. A mund t’i tejkalosh i vetëm vështirësitë e identifikuara? Nëse jo, kujt do t’i kërkosh ndihmë për arritjen e qëllimit?132

