Page 135 - Demo
P. 135
Nxënësi/ja:2.1 IIShkathtësitë dhe kërkesat e profesionit njeh shkathtësitë profesionale që duhet të zhvillojë për të pasur karrierë të suksesshme.Çfarë profesioni ëndërroni të keni në të ardhmen? Cilat janë shkathtësitë që nevojiten për profesionin e zgjedhur? Cilat nga këto shkathtësi i zotëroni? Diskutoni me shokun/shoqen.Aktivitet:Vendimi për përzgjedhjen e një profesioni të caktuar është proces i vështirë, por shumë i rëndësishëm për secilin prej nesh. Ky proces kërkon të kemi njohuri mbi të gjitha profesionet që kërkohen në vend, si dhe shkathtësitë e nevojshme për profesionin e caktuar. Përzgjedhja e profesionit është me rëndësi të bëhet pa u ndikuar nga familja apo shoqëria, që do të thotë se do të duhej të jetë vendim vetëm i juaji.Në kohërat e kaluara profesioni është përzgjedhur një herë dhe pastaj gjithë jetën nuk është ndryshuar, ndërsa sot profesioni mund të pëmirësohet, përforcohet, madje edhe të ndërrohet. Disa nga shkathtësitë e nevojshme për profesione të caktuara mund të jenë:1. Komunikimi, që është një shkathtësi që ka të bëjë me të shprehurit në formë orale/gojore apo në formë të shkruar.2. Puna në grup, që është shkathtësi për të punuar në grup në zgjidhjen e problematikave të ndryshme.3. Kreativiteti, që është shkathtësi për të ofruar qasje krijuese për të tejkaluar problematikat e ndryshme.4. Administrimi i kohës, që është shkathtësi për të administruar kohën në mënyrën më të mirë të mundshme për të zgjidhur problemet apo për të përfunduar projekte sipas planifikimit kohor.5. Lidership - i/udhëheqja, që është shkathtësia për të organizuar dhe udhëhequr projekte me rëndësi.Shkathtësitë mund të zotërohen apo të zhvillohen përmes trajnimeve të ndryshme si dhe përmes përvojave praktike e të tjera. Para se të përcaktojmë zhvillimin e shkathtësive që na duhen, është me rëndësi, që të vendosim për profesionin që dëshirojmë. Secili profesion ka karakteristikat, detyrat dhe përgjegjësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave me sukses. Çdonjëri prej tyre ka specifikat e veta dhe kërkon disponimin e shkathtësive të caktuara për punë.8.2133

