Page 136 - Demo
P. 136
TEMA 8 KARRIERA IMEEkziston një marrëdhënie e ngushtë mes shkathtësive dhe profesionit të caktuar (fig. 1), për shembull për profesionin e Agjentit/es të thirrjeve kërkohet që të jetë komunikativ dhe të flasë disa gjuhë, ndërsa për pozicionin e Menaxherit/es të Projektit kërkohet që të ketë shakthtësi të lidership - it, e të ngjashme. Përcaktimi i profesionit dhe zhvillimi i shkathtësive për profesionin e caktuar mundëson përgatitjen profesionale për punë dhe karrierë të suksesshme, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia personale. 1. Shëno pesë shkathtësi të nevojshme për punë.2. Shëno tri profesione të ndryshme që kërkohen në vend.3. Lidh profesionet dhe shkathtësite e lartpërmendura dhe shpjego lidhjen e tyre.Rrugëtimi për t’u rritur në karrierë është i gjatë dhe i vazhdueshëm. Në figurën 2 jepen shkallët e rritjes profesionale. Kjo do të thotë që, edhe nëse zhvillojmë shkathtësitë për një punë të caktuar në formën më të mirë të mundshmë, kjo nuk do të thotë që këto shkathtësi janë të nevojshme edhe pas pesë viteve. Zhvillimi i teknologjisë është duke u bërë me hov të madh dhe ky zhvillim ka ndikim në zotërimin e shkathtësive, në përgjithësi apo në zhvillimin e karrierës, në veçanti. Për këtë arsye nevojitet që përveçse të disponojmë shakthtësitë për punë, të jemi të gatshëm që të mos ndalemi në zhvillimin e shkathtësive gjatë gjithë jetës.Fig. 1 Marrëdhënia ndërmjet shkathtësive dhe profesionitFig. 2 Skema e rritjes profesionale134

