Page 137 - Demo
P. 137
Nxënësi/ja:2.1 IISecili nga ne angazhohet që të edukohet dhe të studiojë për t’u punësuar dhe për të ushtruar profesionin e dëshiruar. Zotërimi i mirë i profesionit bën që të jemi konkurrent në tregun e punës. Por zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ndryshon, zhvillon dhe përmirëson edhe profesionet. Për të qëndruar konkurrent potencial edhe përkundër ndryshimeve duhet të zhvillohemi krahas zhvillimit të profesionit; thënë më shkurt duhet të jemi të gatshëm të aplikojmë mësimin tërëjetësor. Të mësuarit gjatë gjithë jetës nuk kufizohet në një profesion të caktuar, por është koncept i të gjitha profesioneve. Lidhja e profesionit me shkathtësitë përkatëse, bazuar në këtë koncept, nënkupton që zhvillimi i profesionit është zhvillim i shkathtësive të nevojshme për punë. Ekzistojnë shkathtësi të ndryshme dhe lista e tyre çdo ditë e më shumë është duke u plotësuar me shkathtësi të reja apo me shkathtësi të modifikuara. Shkathtësitë mund të jenë të forta apo teknike dhe të lehta apo ndërpersonale. Shkathtësi të forta janë shkathtësitë specifike që mund të përkufizohen dhe janë të matshme, kurse shkathtësitë e lehta janë të njohura si shkathtësi ndërnjerëzore. Në figurën 1 janë dhënë disa nga shkathtësitë e lehta, si: kreativiteti, puna në grup, administrimi i kohës, komunikimi e të tjera. Zhvillimi i shkathtësive kujton dhe përforcon konceptin e zhvillimit të shkathtësive.Merrni dy fleta të ndryshme dhe në njërën fletë shënoni tre shkathtësi të domosdoshme për punë, kurse në fletën tjetër shpjegoni karakteristikat e secilës shkathtësi. Jepjani fletën e dytë shokut/shoqes që të gjejë se për cilën shkathtësi bëhet fjalë. Shoku/shoqja ka të drejtë të kërkojë shpjegim për karakteristikat e shkathtësive, por nuk ka të drejtë të bëjë më shumë se një pyetje për secilën shkathtësi. E njëjta gjë të përsëritet edhe për fletën e shokut/shoqes.Aktivitet:Shkathtësitë mund të mësohen ose të përforcohen si vijon:• Duke punuar. Kjo është një mundësi e mirë për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe të transferueshme në një mjedis pune, duke zbatuar zgjidhjen e problemeve të biznesit siç janë në jetën reale. • Duke studiuar. Zhvillimi i shkathtësive përmes studimeve është një sfidë që mund të ndryshojë jetën, sepse mësohen të rejat më të fundit për shkathtësinë e caktuar. Fig. 1 Disa nga shkathtësitë8.3135

