Page 138 - Demo
P. 138
TEMA 8 KARRIERA IME• Duke bërë trajnime.Trajnimet nuk janë afatgjata sikurse studimet dhe shkathtësitë kryesisht mësohen më sipërfaqësisht, vetëm sa për të kuptuar ndryshimet e fundit në zhvillimin e shkathtësive.• Duke ndjekur mentorin. Zhvillimi i shkathtësive përmes metodës së mentorimit është metodë praktike, sepse duke ndjekur rolin e mentorit mund të filloni të konsideroni që në të ardhmen ju të bëheni mentor për të tjerët. Shembuj të zhvillimit të shkathtësiveShembull 1. Zana kishte përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, por, kur filloi të aplikonte për punë, vërejti se nuk i plotësonte në tërësi kërkesat elementare për punë. Zanes i mungonte zhvillimi i shkathtësisë së komunikimit. Por Zana nuk u dorëzua. Ajo kërkoi në internet se cilat janë shkollat që ofrojnë trajnime të mirëfillta për komunikim dhe filloi kursin e komunikimit. Për disa javë Zana ndryshoi formën e komunikimit: ajo u bë më e hapur, filloi të dëgjonte të tjerët në formë aktive, pastaj të ofronte këshilla, kur ishte e nevojshme. Më pas Zana përgatiti CV-në e punës dhe filloi aplikimin nëpër pozicionet e hapura. Nuk kaloi shumë kohë dhe Zana u punësua. Trajnimi në zhvillimin e komunikimit jo vetëm që e ndihmoi atë në këtë pozicion, por e ndihmoi edhe në aspektet e tjera të jetës.Shembull 2. Doni kishte përfunduar studimet në fushën e Teknologjisë Informatike dhjetë vite më parë. Ai ishte punësuar menjëherë dhe për këto dhjetë vite ishte zhvilluar nga ana profesionale mjaft mirë. Por teknologjia informatike ishte zhvilluar hovshëm në këtë periudhë dhe Doni tashmë kishte ngecuar në këtë fushë. Kompania ku ai ishte i punësuar, nuk ofronte trajnime. Një ditë në kompani filloi punë një administrator që ishte shumë më i përditësuar me zhvillimet e fundit të teknologjisë. Doni mori mësime nga administratori dhe përmes rolit të tij prej mentori arriti të zhvillojë shkathtësitë e aktualizuara për teknologjinë informatike.1. Listo disa shkathtësi të lehta dhe disa shkathtësi të forta, duke shënuar karakteristikat për secilën shkathtësi.2. Diskuto me shokun/shoqen për shkathtësinë që zotëron dhe trego si e ke zhvilluar atë.3. Zgjidh njërën nga metodat e zhvillimit të shkathtësive dhe diskuto me shokun/shoqen për arsyen e përzgjedhjes së metodës së caktuar.136

