Page 139 - Demo
P. 139
Nxënësi/ja:2.1 IILetra motivuese përpilon një letër motivuese dhe përshtat përmbajtjen e saj për vendin ku aplikon.Shënoni në letër profesionin që dëshironi ta zotëroni. Pastaj kërkoni në portalet vendore të punës pozicionet e hapura të punës për profesionin tuaj. Identifikoni shkathtësitë dhe detyrat e nevojshme për punë. Shënoni me tre fjali arsyen pse kompania duhet të përzjedh ty për këtë pozitë.Aktivitet:Zhvillimi i shkathtësive është me rëndësi për të qenë konkurrent në vendin e punës. Secili pozicion i hapur i punës karakterizohet nga detyrat, përgjegjësitë si dhe shkathtësitë e nevojshme për të kryer një punë në mënyrën më të mirë të mundshme. Secili pozicion, ose më saktë, secila kompani ka standardet e veta të aplikimit për punë. Megjithatë mund të thuhet se ekziston një formë pothuajse standarde e aplikimit, që nënkupton përpilimin e Curriculum Vitae(CV) dhe letrës motivuese. Ndërsa CV-ja përmban të dhënat e përgjithshme për punë, edukim, trajnime, angazhim profesional, letra motivuese arsyeton përzgjedhjen tuaj në këtë pozicion. Letra e motivimit është letër personale, që duhet të jetë unike dhe e papërsëritshme, që do të thotë se, nëse aplikohet në të njëjtën kompani për dy pozicione të ndryshme, letra motivuese nuk duhet të jetë e njëjtë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse plotësimi i kërkesave për punë për një pozicion nuk do të thotë se është e njëjta edhe për pozicionin tjetër. Letra motivuese kërkohet edhe në rastin e aplikimit për studime të mëtutjeshme, si studime të Masterit apo për studime të Doktoraturës, bursë studimore e të tjera. Edhe pse ajo duhet të jetë e ndryshme, në përgjithësi, letra motivuese ka karakteristikat e veta:• Duhen shënuar detaje për aplikuesin/en (emri dhe mbiemri, adresa, email-i, telefoni).• Duhet shënuar pozicioni për të cilin aplikohet.• Duhet pasur parasysh stuktura hyrëse e letrës motivuese. Duke iu drejtuar personave përgjegjës tregojini se po aplikoni për pozicionin e cekur.• Tregoni për lidhjen e kërkesave për pozicionin e lirë dhe përvojës, edukimit dhe trajnimeve tuaja në këtë fushë.• Tregoni për angazhimin tuaj profesional në fusha të afërta me fushën e kërkuar.• Tregoni në formë specifike arritjet tuaja në fushën e kërkuar në pozicionin e punës.• Tregoni për shkathtësitë që zotëroni.• Tregoni pse kompania duhet t’ju përzgjedhë ju në këtë pozicion.• Duhet të keni parasysh strukturën e pjesës përmbyllëse, ku duhet të shënoni dëshirën për të qenë pjesë e ekipit të kompanisë si dhe të nënshkruani letrën.8.4137

