Page 14 - Demo
P. 14


                                    TEMA 1 INTERNETITopologjia Mesh. Në këtë rrjet çdo kompjuter është i lidhur direkt me secilin kompjuter të rrjetit (fig. 4). Një rast tipik i një rrjeti Mesh është lidhja e rrjeteve LAN ndërmjet tyre. Në këto rrjete ka një shkallë të lartë qendrueshmërie gjë që mundëson siguri të lartë. Përparësitë: Ky rrjet është i sigurtë. Edhe nëse një kompjuter nuk punon, rrjeti vazhdon të punojë.Mangësitë: Ky rrjet ka kosto të lartë për instalim, pasi kërkon shumë kabllo dhe paraqet vështirësi për t’u realizuar. Çdo kompjuter duhet të jetë në gjendje të shkëmbejë informacion me disa kompjutera.Topologjia hibride përdor kombinimin e dy ose më shumë topologjive. Si rrjedhim rrjeti rezulton të mos ketë asnjë nga format standarde të topologjive.Dy shembujt më të shpeshtë të rrjeteve hibride janë:Rrjeti yll-unazë (star-ring) përbëhet nga dy ose më shumë topologji yll të lidhura me MAU (multistation acces unit), si Hub qendror.Rrjeti yll-magjistralë (star-bus) përbëhet nga dy ose më shumë topologji yll të lidhura me bus.1. Argumento se cila është topologjia më e përshtatshme për sallën e informatikës në shkollën tënde. Krahaso përgjigjet me shokët/shoqet duke argumentuar dhe analizuar zgjedhjen tënde. 2. Vizato skemën për topologjitë yll-unazë dhe yll-magjistralë. 3. Çfarë topologjie ka rrjeti në figurë.Fig. 3 Topolgjia unazë Fig. 4 Toplogjia MeshServerWorkstationWorkstationWorkstationWorkstationWorkstationServerWorkstationPrinterWorkstationWorkstationWorkstation12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18