Page 140 - Demo
P. 140
TEMA 8 KARRIERA IMEPasi të keni plotësuar letrën motivuese konvertojeni në formatin pdf dhe letra është gati për t’u dërguar.Në vijim është dhënë një shembull i përgjithshëm i letrës motivuese (fig. 1).Emri JuajAdresa JuajEmaili Juaj Telefoni JuajPozita e lirëI/E nderuar,Po ju shkruaj për të aplikuar për pozitën e lirë të punës XXXXXXXXXXXX, ashtu si e keni specifikuar në portalin e punës XXXXXXXXXXXX. Nëse keni përvojë në fushën përkatëse:Unë kam qenë i/e angazhuar në një kompani xxxxx (lloji i kompanisë dhe jo emri i saj) për xxxxx vite ku kam patur rolin xxxxxx. Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitoj përvojë shumë të mirë duke realizuar projekte marketingu.Nëse sapo keni mbaruar shkollën ose keni vetëm njohuri mbi atë lëmë:Unë kam arritur titullin Bachelor/Master/PhD në fushën XXXXXXXXXXX. Gjatë studimeve jam dalluar në kurset (specifiko kurset që janë ekskluzivisht të lidhura me fushën e pozicionit të lirë).Nëse u kërkohen shakthtësi përkatëse:Përmes trajnimeve kam zhvilluar shkathtësi të XXXXXXXXXXXXXXX. Kurse, përmes metodës së mentorimit kam zhvilluar shkathtësi të XXXXXXXX. Kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën time profesionale me ekipin tuaj me synime drejt së ardhmes, ju keni bërë zgjidhjen e duhur, e cila do t’u plotësojë vendin e lirë me ndryshim të suksesëshëm.Do të më gëzonte ftesa për intervistë nga ana juaj.Përshëndetje të sinqerta,(nënshkrimi)Emri MbiemriP.S. Pasi ta keni përpiluar letrën, konvertojeni atë në formatin PDF.1. Përpilo një letër motivuese dhe konvertoje në formatin pdf.2. Identifiko cilat ishin pjesët më sfiduese për t’u plotësuar. Trego cilat ishin ato dhe diskuto në klasë.Fig. 1 Shembull letre motivuese138

