Page 141 - Demo
P. 141
Nxënësi/ja:2.1 IIRregullat e veshjes dhe sjellja në intervistë mëson kodin e veshjes në intervistë si dhe mënyrën më të mirë se si duhet të sillet në intervistë.Ta zëmë se keni aplikuar për pozicionin e lirë të punës në bankë dhe jeni ftuar në intervistë. A do të kishit shkuar në intervistë me veshje sportive? Nëse jeni aq profesional në punën tuaj, pse duhet që pamja të ketë aq shumë ndikim? Diskutoni me shokun/shoqen. Aktivitet:Plotësimi i kritereve themelore të punës është me rëndësi për t’u përzjedhur për intervistë. Kjo nënkupton se kemi dëshmuar që kemi kualifikimin, edukimin dhe shkathtësitë e duhura për pozicionin e caktuar dhe e kemi kaluar pragun e parë. Por këtu nuk përfundon gjithçka. Ata/ato që gëzojnë një karrierë brilante tregojnë që kodi i veshjes dhe sjellja në intervistë është shumë me rëndësi për të fituar pozicionin përkatëse. Pra, mënyra e veshjes, që është edhe kontakti i parë, mund të jetë një provë shumë e fortë për të vendosur nëse do të pranoheni ose jo në punë. Përshtypja e parë që ju bëni te një punëdhënës potencial është shumë me rëndësi. Ndodh që gjykimi i parë para pyetjeve profesionale, të jetë veshja. Pikërisht për këtë ju duhet të shmangni kontraditat e para, të cilat lidhen me mënyrën e sjelljes dhe pamjen e jashtme. Kjo është arsyeja pse janë shumë të vlefshme këshillat si të visheni në mënyrë profesionale për një intervistë pune. Sot, çdo kompani serioze ka një kod etike, respektivisht një rregullore të brendshme që specifikon qartë veshjen dhe sjelljen në kompani. Rregullorja, përveçse specifikon sjelljet dhe veshjet e lejuara, saktëson edhe veshjet dhe sjelljet që nuk lejohen të mbarten në punë. Veshja për një vajzëImazhi i një vajze në vendin e punës ka qenë shumë i diskutuar. Një veshje korrekte për një kompani nuk duket aspak e tillë për një tjetër. Por disa rregulla bazë nuk ndryshojnë. Kur trokisni në një zyrë për të dhënë një intervistë pune, duhet të visheni me një fund deri te gjunjët, pantallona jo shumë të ngushta njëngjyrëshe, këmishë të bardhë, këpucë konservatore me taka mesatare. Në pamje të parë kaq mjafton për të qenë në rregull, por a duhet të eliminoni totalisht grimin? Aspak, por as nuk duhet ta teproni. Një grim me tonalitete natyrale është i pranueshëm. Mos harroni, askush nuk ju merr në punë, sepse jeni një kukull e bukur, por sepse aty ekziston një vend pune të cilin ju e fituat me zotësi dhe për këtë kompania do të përfitojë të mira materiale dhe sukses. Bizhuteritë masive janë të dëmshme, pasi shtrembërojnë imazhin tuaj gjatë intervistës.8.5139

