Page 142 - Demo
P. 142


                                    TEMA 8 KARRIERA IME Veshja për një djalëDuke ditur se çfarë duhet të vishni në një intervistë pune, kjo është gjysma e betejës, pasi askujt nuk mund t’i jepet një shans i dytë për të bërë përshtypje të mirë. Veshjet e burrave gjatë intervistave mund të duken krejt normale dhe të lehta për t’u përshtatur apo modifikuar, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Duhet të keni patjeter një xhaketë, të preferuara janë ngjyra e zezë ose gri. Një këmishë e bardhë, e kombinuar me kostumin, pantallona njëngjyrëshe, pse jo dhe xhins, jo ekstravagante, të grisura apo me aksesorë. Kombinoni këpucët me çorapet e errëta, zgjidhni një krehje të kujdesshme, pa teprime, i rruajtur dhe me thonj të prerë. Pra, duhet të reflektoni një imazh pozitiv në mënyrë që të jeni një kandidat potencial për të fituar. Mos e teproni me parfume e kolonja të forta.1. Bashkë me shoqet dhe shokët e klasës vizito një kompani të qytetit tuaj dhe njihu me kodin e sjelljes dhe të veshjes në kompani. Dallo veshjen e stafit në atë kompani.2. Si dallon veshja e gruas nga veshja e burrit?3. Cilat janë masat që ndërmerren në rastet e shkeljes së kodit të veshjes?4. A ka ndonjë departament brenda organizatës ku nuk është i nevojshëm kodi i veshjes?5. Sa rëndësi kanë kodi i veshjes dhe sjellja në intervistën e punës? Sjellja në intervistëPërpiquni të jeni në kohë, madje 15 minuta përpara intervistës. Jepini vetes kohë për t’u përgatitur, që të mos jeni në ankth. Nëse nuk mund të shmangni të qenit me vonesë, njoftoni kompaninë menjëherë, duke shpjeguar arsyen dhe duke dhënë me përafërsi kohën e mbërritjes tuaj.Do të ketë pyetje mbi çdo mangësi që ka CV-ja juaj, si dhe për kohën në të cilën ju nuk keni punuar. Përgjigjuni në mënyrë positive. Jepni arsyet për mangësitë dhe mos u frikësoni. Përgjigjuni me sinqeritet e pa frikë. Shënoni gjithçka që dëshironi të thoni në CV-në që i jepni intervistuesit dhe ruani një kopje të CV-së për vete.Gjatë intervistës është mirë që të jeni të përqëndruar dhe të shmangni sjelljet që tregojnë nervozizëm. Sipas një studimi të kryer, ka rezultuar se 67 për qind e administratorëve që kanë intervistuar kandidatë, janë shprehur se mungesa e buzëqeshjes, prekja e shpeshtë e fytyrës dhe rregullimi i shpeshtë i letrave që kandidatët kanë përpara, gjatë intervistës, janë elementë që tregojnë ankthin e kandidatëve.140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146