Page 144 - Demo
P. 144
Nxënësi/ja:IIIShekulli XX mund të konsiderohet si periudha e zhvillimit më të hovshëm të teknologjisë, si dalja e telefonit të parë, e televizorit, kompjuterit e të ngjashme si këto. Revolucionare mund të konsiderohet edhe paraqitja e internetit, që ndikoi në përmirësimin e komunikimit në mes të njerëzve. Interneti filloi të përdoret pothuajse në të gjitha fushat e jetës, si: në komunikim, edukim, biznes, mjekësi, argëtim e të tjera. Konceptet themelore në biznesin elektronik mëson konceptet themelore të biznesit elektronik.A mund ta imagjinoni shitoren pa asnjë punëtor? Cilat janë tri përparësitë dhe tri mangësitë e automatizimit të procesit në shitore? Diskutoni me shokët dhe shoqet në klasë.Aktivitet:Interneti, respektivisht, paraqitja e WWW-së (World Wide Web) në mesin e viteve 90-të të shekullit të kaluar ndikoi në zhvillimin e komunitetit të biznesit. Kjo bëri që bizneset të automatizojnë proceset e punës, të ndryshojnë sfidat dhe përparësitë e konkurrimit si dhe të përshpejtojnë komunikimin me klientët. Numri i bizneseve që shfrytëzuan portalet e internetit fillimisht ishte i vogël, por me shpejtësi të madhe numri i kaloi shifrat e qindra milionëve. Shfrytëzimi i teknologjisë informatike për të përmirësuar apo automatizuar proceset e brendshme të bizneseve njihet si e-biznes. Ai ndryshe njihet edhe me emërtimet si biznesi elektronik, ekonomia e internetit, ekonomia digjitale e të tjera. Shfrytëzimi i teknologjisë informatike për shitje dhe blerje të produkteve njihet si treg elektronik. Koncepti i tregut elektronik është koncept më i ngushtë se sa koncepti i biznesit elektronik, madje mund të thuhet se koncepti i biznesit elektronik mbërthen në vete edhe konceptin e tregtisë elektronike si dhe koncepte të tjera, si: marketingun elektronik, prokurimin elektronik e të tjera (fig. 1).9.1142

