Page 146 - Demo
P. 146
Nxënësi/ja:IIIPërkufizimi dhe historiku i tregtisë elektronike kupton konceptet e tregtisë elektronike dhe historikun e zhvillimit të tregtisë elektronike.A e keni më të lehtë të lexoni një libër të shtypur apo një libër elektronik? A do të kishit blerë libra online? Cilat janë tri sfidat e blerjes online? Diskutoni me shoqen/shokun.Aktivitet:Audienca në botën e internetit po rritet me shpëjtësi të madhe. Numri i madh i përdoruesve të internetit ka inkurajuar bizneset të ofrojnë shërbime dhe produkte online. Shitjet onlinemë të njohura janë shitjet e biletave të eventeve, udhëtimeve, akomodimit e të tjera. Sot konsumatorët janë më të përqëndruar në gjetjen e produkteve me çmim më të mirë, kurse bizneset përpiqen që të shfrytëzojnë tregtinë elektronike. Tregtia elektronike ka mundësuar një treg konkurrues dhe për pasojë shumë kompani janë duke e menduar ndryshimin e modelit të të bërit biznes, në mënyrë që të jenë sa më konkurruese në treg. Në fakt, në një kohë shumë të shkurtër tregtia elektronike ka pasur një rritje të madhe të shitjeve me çmim më të ulët për shërbime apo produkte të caktuara. Tregtia elektronike është përdorimi i komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së përpunimit të informacionit në transaksionet e biznesit për të krijuar, transformuar dhe ripërcaktuar marrëdhëniet për krijimin e vlerës me dhe ndërmjet organizatave. Shumica e proceseve në kuadër të sistemit të tregtisë elektronike kryhen nëpërmjet internetit. Produktet dhe shërbimet janë të paraqitura në katalogje online te faqet e kompanive me karakteristika të tregtisë elektronike, siç janë profili i produktit dhe shërbimeve, kryerja e transaksioneve financiare online dhe të gjitha shërbimet që lidhen me funksionimin normal të proceseve të blerjes dhe shitjes online.Tregtia elektronike ka filluar të përdoret nga vitet 1970 deri në 1980 në industrinë financiare dhe në dërgimin e dokumentave midis departamenteve në një organizatë. Pastaj në vitin 1990 filloi një përdorim masiv në kohën që nisi edhe zbatimi i shumanshëm i internetit. Tregtia elektronike është kthyer në një pjesë shumë të rëndësishme për shumë kompani në ditët e sotme. Në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga përdorimi i tregtisë elektronike, bizneset janë duke ridizenjuar proceset e tyre duke u munduar të realizojnë të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme. Një nga hapat e para që biznesi juaj duhet të ndjekë në rrugën drejt tregtisë elektronike, është vlerësimi i kompanisë dhe gatishmëria për ta pasur tregtinë elektronike pjesë të biznesit. Sigurisht, përgjatë gjithë hapave të këtij procesi ofrohen udhëzime për zhvillimin e strategjisë së biznesit drejt tregtisë elektronike duke u përqëndruar në integrimin e biznesit, qëndrueshmërinë e tij, përfshirjen e përdoruesit si dhe hapa të tjera konkretë drejt një biznesi të sukseshëm. 9.2144

