Page 147 - Demo
P. 147
TEMA 9 E-TREGUKonsumatorët mund të porosisin artikujt online dhe më pas të paguajnë për to në mënyra të ndryshme nëpërmjet kartave të kreditit/debitit, PayPal-it, transfertave bankare, pagesave nëpërmjet krediteve në telefon si edhe pagesave në dorë, kur dorëzohet produkti i blerë. Së fundmi po prezantohet edhe mënyra e pagesës nëpërmjet telefonit celular. Disa veprime të tregtisë elektronike kryhen me anë të internetit, email-it si dhe celularit, tabletave dhe pajisjeve të tjera elektronike. Gjithashtu, pjesë e procesit janë njoftimet dhe konfirmimet e identitetit dhe kërkesës së produktit. Në figurën 1 është paraqitur skema e qarkullimit të transaksionit për pagesat nga klienti deri te përfituesi. Në varësi të natyrës së produkteve dhe shërbimeve të ofruara, veprimet tregtare elektronike mund të përfshijnë shërbime dhe produkte fizike. Për shkak të rritjes të përdorimit të internetit në jetën tonë të përditshme, përqindja e artikujve virtuale të shpërndara përmes tregtisë elektronike është duke u rritur me shpejtësi. Këto përfshijnë shërbime të tilla, si blerja e qasjes në faqet e kufizuara të internetit, postimet dhe njoftimet online si dhe versionet elektronike të librave, gazetave, lojërave online dhe materialeve të tjera elekronike. Megjithatë, shumica e transaksioneve të tregtisë elektronike janë ende të lidhura me blerjen dhe transportimin e produkteve fizike. 1. Cila kompani është lidere në shfrytëzimin e tregtisë elektronike?2. Identifiko tri kompani në qytetin tënd që shfrytëzojnë konceptin e tregtisë elektronike.a) Cilat janë produktet apo shërbimet që shfrytëzojnë këto kompani?b) Si kryhet procesi i tregtisë elektronike në këto kompani?Shërbimi klientit Klient Porosi onlinePagesë onlineKartë kreditiKontrolli cilësisë MagazinëDërgesëFig. 1 Skema e qarkullimit të transaksionit për pagesatShkencëtarë të ndryshëm kanë hulumtuar dhe kanë dhënë përkufizime të ndryshme për tregtinë elektronike:• Sipas American Marketing Association tregtia elektronike ka të bëjë me shumëllojshmërinë e produkteve të biznesit, që bazohen në shfrytëzimin e elementëve të marketingut në internet.• Sipas Rayport and Jaworski tregtia elektronike përcaktohet me shfrytëzimin e teknologjisë për ndërmjetësim midis konsumatorëve dhe bizneseve si dhe organizimin e aktiviteteve brenda oranizatës përmes kësaj teknologjie.• Sipas Wigand tregtia elektronike përfshin çdo formë të aktivitetit ekonomik të realizuar nëpërmjet teknologjisë informative.• Sipas Zwass tregtia elektronike është shpërndarja e informacionit, ndërtimit dhe mbajtja e marrëdhënieve të biznesit dhe realzimit të transaksioneve të biznesit nëpërmjet internetit.Tregtia elektronike është një koncept që bazohet në shfrytëzimin e internetit për aktivitetet e biznesit.145

