Page 148 - Demo
P. 148
Nxënësi/ja:IIIModelet e tregtisë elektronike mëson për modelet e tregtisë elektronike.A keni rastisur të dëgjoni për shitjen e produkteve apo shërbimeve nga konsumatori te konsumatori? Cili ka qenë produkti i ofruar? Diskuto me shokun/shoqen.Aktivitet:Tregtia elektronike, edhe pse koncept i ri, është hulumtuar dhe zhvilluar me hov të madh. Ekzistojnë ndarje të ndryshme të tregtisë elektronike bazuar në kritere të ndryshme. Një model biznesi mund të përkufizohet si organizimi i produkteve, shërbimeve dhe informacionit si dhe burimeve të të ardhurave dhe përfitimeve për furnizuesit dhe klientët. Një model e-biznesi është përshtatja e modelit të biznesit të një organizate në ekonominë e internetit. Modeli i biznesit përshtatet nga një organizatë për maksimizimin e vlerës në këtë ekonomi të re. Përmes përdorimit të një modeli biznesi një organizatë mund të identifikojë se ku dhe si mund të krijojë vlerë dhe fitim shtesë në zinxhirin e saj të vlerës. Një model biznesi, gjithashtu, i mundëson një firme që të analizojë më mirë mjedisin e saj dhe në këtë mënyrë të shfrytëzojë potencialin e tregjeve të saj, të kuptojë më mirë klientët e saj dhe të rrisë barrierat e hyrjes për rivalët. Modelet e e-biznesit shfrytëzojnë përfitimet e komunikimeve elektronike për të arritur këto procese të vlerësimit. Interneti ka rritur numrin dhe kombinimin e modeleve të mundshme të biznesit që lidhin konsumatorët, organizatat publike dhe private dhe organet qeveritare. Sipas shkencëtarit Zwass tregtia elektronike ndahet në: • B2B, nga biznesi në biznes (Business To Bussines), ku përfshihen: e-ankandet, e-prokurimi, shpërndarja elektronike, portalet, e-marketingu, komunitetet tregtare, tregjet e palëve të treta.• B2C, nga biznesi te konsumatori (Business to Consumer), ku përfshihen: e-dyqanet, e-qendrat, e-ankandet, grumbulluesit e blerësve.• C2C, nga konsumatori te konsuamtori (Costumer to Costumer), e-ankandet, komunitetet virtuale. Modeli B2BVlera e biznesit mund të rritet nëpërmjet aplikacioneve të internetit. Kjo vlen sidomos në sektorin B2B, ku ka përfitime të qarta te furnizuesit. Sipas këtij modeli rritet baza e aseteve dhe krijohet potencial për rritjen e përparësisë konkurruese. Këto asete manifestohen në një mori të bizneseve dhe përparësive teknologjike. Modeli B2B siguron një bazë më të ulët të kostos në mënyrë që të ulen çmimet ose kostot e transaksionit. Gjithashtu, zvogëlohet koha që duhet për të sjellë produktet apo shërbimet në treg, duke rritur kështu kohëzgjatjen e reagimit ndaj mundësive në zhvillimin global.9.3146

