Page 149 - Demo
P. 149
TEMA 9 E-TREGUZhvillimi i modelit B2B ka bërë që bizneset të jenë në gjendje të synojnë marrëveshjen më të mirë në kohën më të shkurtër. Sot, korporata të mëdha krijojnë konsorciume për të prodhuar tregje virtuale në zinxhirin e tyre të furnizimit. Industria amerikane e makinave ka qenë në ballë të zhvillimit të këtyre sistemeve (GM, Ford, Chrysler, Daimler), ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar Alfred McAlpine, Pilkington dhe BPB kanë ngritur një kompani vetëm për prokurimin e materialeve ndërtimore. Modeli B2CTregu B2C ka qenë profili më i lartë i tregjeve të biznesit elektronik, kryesisht për shkak të ndërgjegjësimit global të firmave të tilla, si Amazon.com dhe e-Bay, të cilat janë të njohura si lidere në fushën e tregtisë elektronike. Nga mesi i viteve 1990 pati një rritje të numrit të bizneseve që filluan të përfitojnë nga hapësira e e-tregjeve në zhvillim, të ashtuquajturat firma dot-com. Rritja e mrekullueshme e përdorimit global të internetit tërhoqi interesin e komunitetit të biznesit, pasi mundësitë komerciale, që ky mjet i ri i komunikimit ofronte, u bë i dukshëm.Ekzistojnë dy faktorë kryesorë që tërhoqën bizneset në internet. Fillimisht ishte mekanizmi për komercializimin e menjëhershëm të produkteve dhe shërbimeve për klientët potencialë në shkallë globale. Pastaj ishte faktori i ulët i kostos së qasjes në internet. Investitorët, gjithashtu, u joshën nga kthimet potenciale të tregtimit të internetit dhe vlerat e aksioneve të të ashtuquajturave firmat dot-com u rritën ndjeshëm. Skenari që pasoi është një histori e njohur për historianët e ekonomisë.Tregu B2C është shumë aktiv dhe blerja online po bëhet një formë gjithnjë e më e rëndësishme për zakonet blerëse të konsumatorëve.1. Identifiko disa biznese në qytetin tënd dhe përgjigju pyetjeve të mëposhtme:a. Cilit model i takojnë bizneset e identifikuara?b. Cili është produkti/shërbimi që bizneset ofrojnë?c. A ke arritur të identifikosh ndonjë model të llojit C2C? Si komunikojnë konsumatorët mes tyre? Modeli C2CSuksesi i e-Bay si një ankand në internet dhe shkarkimi i gjerë i skedarëve MP3 për muzikën (qoftë edhe ilegalisht) janë dy katalizatorë për zgjerimin e tregut të konsumit për konsumatorët (C2C). Ky kontakt i drejtpërdrejtë me C2C ka të ngjarë të ketë implikime të thella ekonomike për një numër sektorësh të industrisë. Për shembull, të ardhurat e krijuara nga reklamat e klasifikuara në gazeta dhe revista mund të dëmtohen nga kontakti direkt i konsumatorit; agjentët e pasurive mund të mos kenë aq shumë angazhime, pasi blerësit dhe shitësit e shtëpive merren drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.147

