Page 15 - Demo
P. 15
Nxënësi/ja:2.1 IKanalet e komunikimit shpjegon mënyrën e komunikimit të kompjuterave në internet dhe lidhjet mes tyre; mëson kanalet e komunikimit; vlerëson llojet e ndryshme të kanaleve të komunikimit.Wi-Fi është një teknologji që përdoret në rrjetet LAN dhe që mundëson lidhjen e laptopëve, kompjuterave dhe pajisjeve të tjera në internet pa tel. Jepni disa shembuj të komunikimit në rrjet nga jeta e përditshme dhe diskutoni për mënyra të tjera komunikimi.Aktivitet:Transmetimi i të dhënave nga një nyje rrjeti në një tjetër bëhet nëpërmjet kanaleve të komunikimit. Kanal komunikimi quhet mjeti (media) në të cilin mbarten të dhënat. Në varësi të mediave varet edhe shpejtësia e mbartjes së të dhënave. Këto kanale mund të jenë kabllore ose jokabllore. Kanalet e komunikimit kabllorKanalet e komunikimit kabllor realizojnë transmetimin e të dhënave nëpërmjet një teli. Disa shembuj të kanaleve me tel janë dhënë më poshtë:Kablloja koaksiale është e përbërë prej teli bakri të mbështjellë me material izolues, i cili e mbron atë nga ndikimet e jashtme (fig. 1). Ajo është një nga kabllot më të lira dhe më të zakonshme që përdoret në transmetimin kabllor. Ky lloj kablloje është i përshtatshëm për transmetimin e sinjalit me fuqi të ulët në një distancë të vogël. Kabllot koaksiale janë përdorur gjerësisht në rrjetet e vogla, televizorët kabllorë, etj. Gjerësia e brezit të transmetimit të tij është 10 Mbps.Kabllo e çiftëzuar (Twisted pair cable). Kjo kabllo përbëhet nga çifte telash të izoluar në mënyrë të pavarur, të përdredhur rreth njëri-tjetrit. Përdredhja eliminon bllokimin e sinjaleve si dhe ndikimin e burimeve të tjera. Këto kabllo janë përdorur në rrjetet e telefonisë fikse. Është lloji më pak i kushtueshëm i kabllove që përdoren në rrjetet LAN. Shumë nga rrjetet, në disa pika të tyre, përmbajnë nga këto kabllo të përdredhur. Megjithatë në distanca të mëdha (të largëta) dhe për shumëllojshmëri të të dhënave, ky lloj kablloje nuk garanton integritetin e tyre. Ekzistojnë dy lloje kabllosh të çiftëzuara:STP që përbëhet nga 8 tela të përdredhur në 4 çifte, të cilët janë të izoluar nga njëri-tjetri dhe dallohen prej ngjyrës së mbështjellësit. Kablloja STP minimizon ndikimet elektrike, interferencat elektromagnetike dhe ato radiofonike. Gjatësia maksimale e transmetimit të tij është 100 metra, ndërsa gjerësia e brezit të transmetimit është 10-100 Mbps.UTP është e ngjashme me kabllon STP, por 4 çiftet e telave nuk janë të izolua. Ata kanë vetëm një mbulesë që i mbështjell të gjithë telat. Gjatësia e transmetimit të kësaj kablloje shkon deri në 100 m, ndërsa brezi i transmetimit 10-100 Mbps.Një nyje është një pikë e kryqëzimit/lidhjes brenda një rrjeti që mund të marrë, krijojë, ruajë ose dërgojë të dhëna përgjatë rrugëve të shpërndara të rrjetit. Në një mjedis, ku të gjitha pajisjet janë të arritshme përmes rrjetit, të gjitha këto pajisje (kompjuter, modem, router, switch, hub, server, printer) konsiderohen të gjitha nyje. Shënim: Fig. 1 Kabllo koaksialeFig. 2 Kabllo e çiftëzuarSTPUTP1.413

