Page 150 - Demo
P. 150
Nxënësi/ja:IIIIdentifkimi i e-ndërmarrjeve mëson për identifikimin e e-ndërmarjeve.Përsiatni rreth biznesit të shitjes së gazetave ditore. Si ka funksionuar ky biznes para paraqitjes së internetit dhe si funksionon tani? Identifikoni tri përparësi të shfrytëzimit të internetit për të përhapur informacionin.Aktivitet:Ekonomia që shfrytëzon internetin dhe teknologjinë e informacionit, në përgjithësi, njihet si “ekonomi e internetit”, “ekonomi e informacionit” ose “ekonomi digjitale”. Këto emërtime përdoren për të përcaktuar kontributet e dallueshme në ekonomi që kanë ardhur si pasojë e përdorimit të internetit, teknologjisë digjitale ose teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Së bashku këto lloje të teknologjive kanë krijuar të ashtuquajturën “ekonomi të re”, e cila e ndihmon sipërmarrjen me krijimin dhe shpërndarjen e njohurive, inovacionin, kreativitetin dhe shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit për zhvillimin dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve të reja. Ekonomia e re është përcaktuese e peizazhit industrial të shekullit të njëzetë dhe do të jetë drejtuesja kryesore e ekonomive edhe në këtë mijëvjeçar.Ekonomia e re është rritur nga zhvillimi i infrastrukturës që mbështet internetin, TIK-un dhe teknologjinë digjitale. Qasja në internet ka ofruar zhdërvjelltësi më të madh në punë dhe fushëveprim të mirëfilltë të aktiviteteve. Në nivel biznesi, organizatat nuk shihen më si subjekte individuale, por si pjesë e një rrjeti të integruar të organizatave, ku teknologjia e informacionit dhe komunikimit luajnë një rol kyç në kryerjen e transaksioneve jo vetëm brenda një organizate, por edhe në mes të organizatave të ndryshme. Interneti ka hapur mundësinë e shkëmbimit të informacionit, produkteve dhe shërbimeve në të gjithë globin pa asnjë kufizim në kohë ose në hapësirë. Kjo ka krijuar konceptin e organizatës “pa kufij”. Në të vërtetë, ekonomia e re karakterizohet nga zhdukja e kufijve në mes të organizatave në vende të ndryshme. Në dekadat e fundit këto ndryshime kanë çuar në një përshpejtim të dukshëm në globalizim.9.4148

