Page 151 - Demo
P. 151


                                    TEMA 9 E-TREGUTeknologjia e informacionit ka mundësuar, gjithashtu, forma të reja të administrimit dhe kontrollit, si brenda organizatave ashtu edhe ndërmjet tyre. Ajo ka bërë të mundur bashkërendimin e njëkohshëm të aktivitetit ekonomik në shumë vende të ndryshme edhe përtej kufijve tradicionalë organizative. Kjo i ka mundësuar organizatave të krijojnë struktura të reja, të tilla si organizata të rrjetit ose organizata virtuale, që janë më të zhdërvjellta dhe më efikase, si dhe që shfrytëzojnë aftësitë dhe përvojën më të mirë të punëtorëve duke eliminuar shumë nga kostot që lidhen me drejtimin e organizatave tradicionale hierarkike dhe të ngurta.Edhe Kosova ka të zhvilluar teknologjinë e informacionit dhe shfrytëzimi i internetit ka mbulueshmëri të madhe. Kjo ka bërë që ndërmarrjet tona përmes qasjes në internet të zhvillohen si dhe të zgjerojnë aktivitetin jashtë vendit. Vlen të theksohet se bankat në Kosovë shfrytëzojnë teknologjinë e informacionit për të kryer transaksione bankare online në vend apo edhe jashtë vendit. 1. Identifiko tri e-ndërmarrje në vendin/qytetin tënd. Vizito këto e-ndërmarrje dhe trego:2. Përparësinë e shfrytëzimit të internetit për zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve.3. Cili është departamenti që shfrytëzon më së shumti teknologjinë e informacionit brenda ndërmarrjes?4. Këto ndërmarrje kryejnë aktivitete brenda apo jashtë vendit? Si është komunikimi me ndërmarrjet e tjera jashtë vendit?Sot nuk mund të mendohet një biznes pa shfrytëzimin e teknologjisë së informacionti, repsektivisht të internetit. Përparësitë e shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit për ndërmarrjet janë:• përmirësimi i komunikimit në mes të departmaneteve brenda organizatës;• përhapja e marketingut elektronik me shpejtësi nëpër portale të ndryshme;• shfrytëzimi i mail-eve elektronike në ndërmarrje për të komunikuar• dhe për të ndarë dokumente në kohë dhe distancë të ndryshme;• kryerja e transaksioneve të ndryshme të shitblerjeve në organizatë për cilindo model të ndërmarrjes;• administrim më efikas të burimeve në ndërmarrje;• pozicionim më të mirë në përparësitë konkurruese.E-ndërmarrjet në Kosovë kanë zgjedhur rrugën e telekomunimit dhe informacionit për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe kjo rrugë u ka mundësuar pozicionim në përparësitë konkurruese jo vetëm në vend, por edhe në rajon e më gjerë.149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155