Page 152 - Demo
P. 152
Nxënësi/ja:IIIZbatimi i tregut elektronik kryen aktivitete të shitblerjes duke shfytëzuar tregun elektronik.A ju ka rastisur të dëgjoni për blerjet në internet? Shfletoni faqet web të www.booking.com ose www.easyjet.com. Për çfarë shfrytëzohen këto portale?Aktivitet:Në modelin B2B (business to business) tregohet aftësia e shitjes elektronike ose e këmbimit të informacioneve midis furnitorëve dhe konsumatorëve. Në B2B transaksioni paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, më tepër në mes të kompanive, sesa midis individëve.Disa nga përparësitë e shfrytëzimit të modelit B2B janë:• menaxhimi i inventarit më me efektivitet,• përshtatja dhe realizimi i kërkesave të klientëve në mënyrë më të shpejtë,• distribuimi i produkteve dhe shërbimeve në treg më shpejtë,• minimizimi i kostos së prodhimit,• realizimi i kontratave me furnitorë me çmime më të lira.Biznesi elektronik është koncept më i gjerë krahasuar me tregun elektronik. Ndër kohë që biznesi elektronik përfshin shfrytëzimin e internetit në secilën fushë të aktivitetit të biznesit, tregu elektronik përfshin shfrytëzimin e teknologjisë informatike vetëm për shitje dhe blerje të produkteve që ofron një ndërmarrje e caktuar. Ndër aktivitetet e tregut elektronik janë:Tregtia elektronike, e cila paraqet formën e biznesit, por transaksionet tregtare (komerciale) kryhen më shumë përmes përdorimit të teknologjisë të avancuar informatike sesa përmes përballjeve të drejtpërdrejta në tregje të caktuara. Para disa dekadave vetëm kompanitë e mëdha kanë përdorur kompjuterin, respektivisht teknologjinë e informacionit, për tregti, kurse sot nuk mund të mendohet një ndërmarrje pa shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit.9.5150

