Page 153 - Demo
P. 153
TEMA 9 E-TREGUNë modelin B2C (business to consumer) transaksioni ndodh drejtpërdrejtë midis biznesit dhe konsumatorit individual, duke përdorur faqet e internetit dhe forma të tjera elektronike. Karakteristikë e këtij modeli është se duhet të ekzistojë një faqe web e kompanisë, e cila i stimulon dhe motivon klientët me ofertat e veta. Disa nga përparësitë e B2C janë:• mundësohet qasja në zgjedhje më të gjerë të produkteve dhe të shërbimeve,• mundësohet qasja në produkte me kosto më të ulët, • mundësohet kursim i kohës, • mundësohet kryerje më e shpejtë e transaksioneve etj.Në modelin C2C (consumer to consumer) transaksioni ndodh në mes dy klientëve. Disa nga përparësitë e modelit C2C janë:• klientët nuk paguajnë ndonjë shumë shtesë për ndërmjetësim nga ndonjë biznes tjetër, • nuk shpenzohen para për marketing të produkteve duke punësuar persona shtesë.1. Identifiko disa nga portalet e bizneseve në vend dhe trego se cilit model i takojnë. Shëno cilat janë portalet dhe modelet e këtyre bizneseve dhe përgjigju pyejeve të mëposhtme:a) A i ka ndodhur ndonjë biznesi që të shfrytëzojë të dyja modelet në të njëjtën kohë?b) A i ka ndodhur ndonjë biznesi që të ndryshojë modelin nga një model në tjetrin?151

