Page 154 - Demo
P. 154


                                    Nxënësi/ja:IIIPërparësitë dhe mangësitë e tregut elektronik mëson për përparësitë dhe mangësitë e tregut elektronik.Shfrytëzimi i tregtisë elektronike në fushën e biznesit ka rritur shpejtësinë e zhvillimit dhe të fitimit të tij. Por a mendoni se ekziston ndonjë rrezik nga shfrytëzimi i internetit në zhvillimin e aktivitetit të bizesit? Cilat mund të jenë mangësitë e modelit C2C?Aktivitet:Konceptet e reja në biznes vendosen për ta zhvilluar atë ose për të rritur fitimin. Por bashkë me ardhjen e koncepteve të reja vijnë edhe rreziqet në shfrytëzimin e tyre. Zhvillimi dhe zbatimi i tregut elektronik në biznes ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Më poshtë janë dhënë disa nga këto përparësi dhe mangësi që vihen re në jetën e përditshme. Përparësitë e tregut elektronik janëKostoja e ulët financiare. Një nga përfitimet e e-tregtisë është se ajo ka një kosto më të ulët për fillimin e aktivitetit. Dyqanet fizike me pakicë duhet të paguajnë një çmim të caktuar për të marrë me qira një nga ambientet e dyqaneve të tyre. Gjithashtu, ata kanë disa kosto të tjera shtesë, si: tabela e dyqanit, dizajnin e tij, blerje/inventar, pajisje shitjeje dhe të tjera. Dyqanet fizike me pakicë, gjithashtu, duhet të paguajnë stafin për të punuar dhe drejtuar çdo ambient. Ata mund të kenë nevojë të punësojnë edhe stafin e sigurisë, në varësi të vlerës së produktit në dyqan. Shpenzimet e biznesit në përgjithësi janë shumë më të ulëta në e-tregti. Ky është një nga përfitimet më tërheqëse të e-tregtisë për ndërmarrësit e rinj, që kërkojnë të mbajnë kostot e tyre të ulëta.Të ardhura potenciale shtesë. Një nga përparësitë e tregut elektronik është se dyqanet onlinejanë gjithmonë të hapura për biznes, pa kufizim në kohë. Me reklamat në Facebook mund të tërhiqni dikë njëlloj si në 11:00, ashtu edhe në 4:00 të mëngjesit. Ndërsa shumica e dyqaneve të mjedisit fizik janë të hapura nga ora 9:00 paradite deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Duke qenë i disponueshëm në të gjitha orët, mund të tërhiqni njerëz, që normalisht do ta kishin marrë një produkt në dyqane, nëse ai do të ishte i hapur. Ju, gjithashtu, mund të tërhiqni ata që mund të kenë oraret e punës të çuditshme ose që nuk kanë kohë për të blerë personalisht. Ndërkohë që një klient të blejë gjatë natës, nuk duhet të keni punonjës që punojnë në turnin e natës për të siguruar që të gjitha procesverbalet të përpunohen.Shitjet ndërkombëtare. Një tjetër përparësi në listën e përfitimeve të tregut elektronik është se një markë e re mund t’i shesë lehtë produktet te konsumatorët në mbarë botën. Ju keni mundësinë të zbuloni klientët tuaj nëse ata janë në U.K., Amerikën e Jugut apo vendet fqinje. Kjo ju lejon të transportoni produktet tuaja konkurruese në të gjithë botën.9.6152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158