Page 155 - Demo
P. 155


                                    TEMA 9 E-TREGUPersonalizimi i faqes së internetit. Personalizimi i faqes së internetit është një nga përparësitë e biznesit online, që mund të përmirësojë blerjen online. Gjithashtu, ju mund të gjeni me lehtësi një klient që duke vizituar dyqanin tuaj, shërben edhe si një reklamë për një produkt që ai shton në karrocën e tij dhe që e kishte harruar. Nëse biznesi juaj në internet do të shfaqi një tipar identifikimi, ju mund të krijoni një mesazh , si: “Mirë se vini përsëri te.... (emri).” Paketat e produktit mund të ndihmojë klientin të blejë më shumë për një çmim më të mirë.Qasja lehtësisht në të dhënat e klientit. Një nga përparësitë më të mira të tregtisë elektronike është që ju mund të fitoni qasje lehtësisht në analizën e të dhënave rreth klientit tuaj. Shumica e njerëzve ndihen keq duke ua dhënë adresat e postës elektronike ose kodet postare shitësave fizikë. Në tregtinë elektronike ju mund të merrni lehtësisht emrin e klientit tuaj, adresën postare, adresën e email-it dhe numrin e telefonit. Kjo do të thotë që ju keni të paktën tre mënyra të ndryshme për të komunikuar dhe për të ndërtuar një marrëdhënie me të. Ju, madje, mund të plotësoni anketat e marketingut, t’u kërkoni klientëve datën e lindjes së tyre etj. Nëse u kërkoni atyre të krijojnë një llogari, mund të merrni edhe më shumë informacione prej tyre për t’i shërbyer më mirë.Mundësia për të përpunuar kërkesa të shumta me shpejtësi. Shfrytëzimi i tregtisë elektronike mundëson që të përpunohen kërkesa të shumta të konsumatorëve me shpejtësi të madhe. Ndërsa biznesi juaj vazhdon të rritet, mund të shtohet edhe numri i punëtorëve për të ndihmuar në përpunimin e porosive. Në dyqanet e shitjes me pakicë, radhët e gjata të pritjes për pagesë mund të pengojnë njerëzit për të blerë. Me tregtinë elektronike nuk ka kohë pritjeje. Një klient mund të vendosë orarin për porosinë e vet, pa krijuar vonesa dhe duke ju lejuar të pranoni një numër të lartë të urdhrave. Mangësitë e tregut elektronik janëShërbimi nuk mund të shfrytëzohet, kur nuk funksionon webportal-i. Një nga mangësitë e tregtisë elektronike është se askush nuk mund të blejë nga dyqani juaj, nëse nuk funksionon faqja e juaj e internetit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që faqja juaj e web-it të organizohet në platformën e duhur. Konsumatorët nuk mund ta provojnë produktin/shërbimin para se ta blejnë. Ky është aktualisht një problem për shumë shitës me pakicë, por mendohet që nuk do të jetë një problem afatgjatë. Me realitet që po shtohen në ditët e sotme, shumë dyqane po fillojnë të lejojnë që klientët të provojnë produktet e dyqanit të tyre. Kështu, nëse klienti ka blerë një produkt dhe nuk është i kënaqur me cilësinë apo nëse produkti/shërbimi nuk i plotëson pritshmëritë e klientit, atëherë shumë biznese kanë filluar që të lejojnë kthimin e produktit brenda afatit të caktuar kohor.Koha e transportimit të produktit. Konsumatorët e konsiderojnë kohën e transportimit si një nga mangësitë më të mëdha të tregtisë elektronike. Kur një klient blen në dyqan personalisht, atëherë e zotëron produktin menjëherë. Por me blerjen në internet, shumica e klientëve i marrin produktet e tyre brenda një jave ose më shumë. Prandaj shumë biznese mundohen që të zvogëlojnë kohën e transportit të produktit sa më shumë të jetë e mundur.1. Merr listën e përparësive të shfrytëzimit të tregtisë elektronike nga mësimi dhe radhiti ato nga kriteri më i rëndësishëm te ai më pak i rëndësishëm. Diskuto me shokun dhe shoqen për këtë listë.a) Cilën konsideron të jetë përparësia më e rëndësishme e shfrytëzimit të tregtisë elektronike?b) Cilën konsideron të jetë përparësia më e ulët e shfrytëzimit të tregtisë elektronike?c) A dallojnë këto përparësi nga modeli i tregtisë elektronike?153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159