Page 157 - Demo
P. 157


                                    Nxënësi/ja:2.1Teknologjia e informacionit i ka dhënë një formë të re shoqërisë së sotme krahasuar me atë të para viteve 1990. Ndikimi i saj ndihet në shumë fusha si biznesi, edukimi, mjekësia, zbavitja etj. Në këtë mësim do të njihemi me zhvillimin pozitiv të këtyre fushave me ndihmën e teknologjisë së informacionit.  Zhvillimet në biznes dhe blerjet onlineRritja e prodhimtarisë dhe kursimi i kohës. Bizneset e ditëve të sotme po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë për të automatizuar detyrat, p.sh. chatbot-et janë programe kompjuterike në faqe interneti që, bazuar në inteligjencën artificiale, përdoren për të zhvilluar biseda mes njeriut dhe kompjuterit, përafërsisht sikur kompjuteri të ishte njeri. Chatbot-et (figura 1) mund t’i përmendim si një shembull se si një biznesi online mund t’i përgjigjet shumë klientëve në të njëjtën kohë për qëllime kujdesi ndaj klientit, për 24 orë, duke kursyer kohë dhe staf njerëzor. Po ashtu marrëdhënia mes biznesit dhe konsumatorit përmirësohet ndjeshëm.Përmirësim i komunikimit. Nëpërmjet telefonave, konferencave virtuale audio ose video, postës elektronike apo mesazheve të çastit, transferimi i informacionit është bërë i menjëhershëm. Kjo ka sjellë komunikim më të efektshëm dhe të shpejtë mes punonjësve, furnitorëve dhe klientëve.Përmirësim i ruajtjes së të dhënave dhe dministrimit të dokumentave. Bizneset po përdorin sot mundësitë që ofrohet nga shërbimet në Cloud, ku qasja në të dhënat mund të bëhet nga kudo e kurdo. Bazat e të dhënave, që ruajnë të dhëna masive në formë të strukturuar, lejojnë analizim dhe përpunim më të shpejtë të të dhënave, Ndikimet pozitive të teknologjisë informative te njeriu analizon ndikimin e pajisjeve të teknologjisë informative në shëndetin e njeriut.Që prej viteve 1990 janë zhvilluar hapat e parë të operacioneve kirurgjikale me asistencën e robotëve. Prej vitit 2000 një nga sistemet më të njohura kirurgjikale, që vepron me ndihmën e robotikës, është sistemi i ashtuquajtur Da Vinci. Ai përbëhet nga një robot me 3 ose 4 krahë, të lidhur me një ekran. Kirurgu vepron mbi pacientin duke qenë i ulur para ekranit dhe duke komanduar krahët e robotit. Ky sistem është miratuar nga institucionet përkatëse që të kryejë vetëm disa lloje operacionesh, konsideruar si me rrezikshmëri të ulët. Disa nga arsyet pse kirurgët mund të përfitojnë nga këto sisteme janë: shikueshmëri më e mirë, saktësi më e lartë, eliminim i dridhjeve të dorës dhe lëvizjet në drejtime që nuk mund të kryhen nga dora e njeriut (kjo për shkak të shkallës së rrotullimit prej 540 gradësh të kyçeve të robotit).A njihni ju aplikime të tjera të makinerive ose teknologjisë së informacionit në mjekësi? Po në jetën e përditshme, cilat janë disa nga mënyrat se si teknologjia e informacionit ju ka ndihmuar për detyrat tuaja?Aktivitet:Fig. 1 Chatbot10.1IV155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161