Page 158 - Demo
P. 158
TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUTduke gjetur lidhje mes tyre, për të përpiluar më tej raporte tepër të dobishme.Pagesa të sigurta e të shpejta përmes kartave elektronike. Sistemet e sotme të blerjeve online përmes kartave elektronike e kanë kthyer procesin e blerjes në një aktivitet tepër të shkurtër në kohë, ku nuk ka më nevojë të presësh në radhë për të kryer pagesën dhe të mbash para në dorë (figura 2). Po ashtu fatura në format elektronik eliminon përdorimin e letrës, duke e kursyer atë dhe po ashtu, indirekt, edhe pemët që do të nevojiteshin për ta prodhuar atë letër. Zhvillimet në shoqëriPërmirësim i inovacionit. Së pari ofrimi i internetit e ka bërë qasjen në informacion shumë më të thjeshtë, duke rritur mundësinë që idetë e reja të dalin në pah e të gjejnë zhvillim. Gjithashtu çdokush mund të nisë një biznes personal, që e administron nga shtëpia, mjaft të ketë qasje në një kompjuter dhe në internet. Kompanitë që kanë në qendër teknologjinë e informacionit, kanë gjetur zhvillim të madh dhe po ashtu kanë krijuar edhe lloje të reja vendesh pune.Larmi formash zbavitje. Industria e zbavitjes ka ndryshuar së fundmi më së shumti prej teknologjisë. Që nga lojërat online, dëgjimi i muzikës, shikimi i videove, xbox-i etj., (figura 3) llojet e aktiviteteve zbavitëse që përdorin teknologjinë e informacionit janë të shumta dhe fitimprurëse për kompanitë që i ofrojnë ato. Mbajtja në kontakt me miq e të afërm. Nëpërmjet rrjeteve sociale është e mundur që të gjesh miq të vjetër e të rinj. Përmes thirrjeve video, po ashtu, duke përdorur programme, si Skype, Whatsapp apo Viber, bëhet i mundur komunikimi virtual mes të afërmve apo miqve (figura 4).Globalizim i njohurive. Duke përdorur internetin njerëzit anembanë botës mund të marrin njohuri për vende e kultura të tjera, të informohen për lajme se ç’po ndodh kudo në botë, por edhe të raportojnë në kohë reale për njoftime ose lajme, që ndodhin rreth tyre. Zhvillimet në edukimQasje në të dhëna dhe materiale edukative nga kudo.Përdorimi i internetit ka bërë kapërcimin e kufijve shtetërorë. Tashmë studentë nga vende në zhvillim kanë shansin të studiojnë degën e tyre të preferuar në shkolla të mirënjohura të nivelit të lartë. Kjo rrit mundësinë e punësimit të tyre në nivel ndërkombëtar.Metoda të reja edukimi. Përdorimi i lojërave apo puzzleve ka rritur interesin e studentëve në të mësuarit. Klasat moderne janë të pajisura me sistem audio/video ku mësuesi, veç tabelës, mund të përdorë dhe projektorin për të shfaqur prezantime apo video edukative për studentët. Shumë shkolla po i ofrojnë kurset e tyre online, duke mundësuar pjesëmarrje në klasa virtuale dhe diplomim në distancë, pa qenë e nevojshme për t’u ndodhur fizikisht në universitetin që e lëshon diplomën (figura 5).Fig. 2 Përdorimi i kartave elektronikeFig. 3 Forma zbavitje Fig. 4 Komunikimi virtualFig. 5 Metoda të reja edukimi156

